Flamurtari po ringjallet në fund, trajneri Ribaj pas triumfit ndaj Dinamos: Ofendimet? Janë momente
Andi Ribaj foli pas fitores 3 me 1 që Flamurtari mori ndaj Dinamos.

“Si kjo ndeshje, edhe ajo me Egnatian, kemi bërë shumë të mira. Këto janë me ekipet e kreut, kemi bërë maksimumin. Këtu ka dalë më shumë loja në pah.
Në pjesën e parë ne kishim vendosur për sistem të tillë si me Egnatian. Siç kishim analizuar Dinamon, ekip shumë i mirë, ata bëjnë shumë rotacione në mesfushë. Bregu dhe Malomo futeshin nga brenda, dhe lart ngriheshin mbrojtësit e krahut. Ata donin të fitonin superioritetin numerik, siç erdhi dhe goli. Kishim paqartësi të madhe në atë pjesë. Për pjesën e dytë, e kthyem 3-5-2, normalisht se popullariteti më shumë në qendër. Ia dolëm. Sa për pjesën tjetër, që do ia dalim deri në fund për gjendjen, normalisht se djemtë po punojnë, gjendjen fizike e kanë të mirë. Shpresojmë se deri në fund të vazhdojmë me rezultate pozitive.
Ofendimet? Janë momente të tilla, çdo njeri mund t’i bëjë. Kërkoj ndjesë, jemi të rinj në këtë profesion. Unë me këto djem jetoj në çdo moment”, u shpreh Ribaj për “RTSH”.
PANORAMASPORT.AL













