Fitorja në Durrës, kolumbiani Kontreras merr zemër: Shkojmë për më shumë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 11, 2025 | 23:09

Fitorja në Durrës, kolumbiani Kontreras merr zemër: Shkojmë për më shumë

Diego Kontreras po kalon momentin më të bukur në karrierë. Dhe pse u ndëshkua me karton të kuq, sërish pesha e dy golave ndaj Teutës ishte më e rëndësishme për të shkuar te fitorja. Kontreras ka publikuar një postim të dedikuar për mbrëmjen e paharruar në Durrës.

KONTRERAS

“Lavdia dhe nderi i takojnë zotit. I lumtur për debutimin tim dhe për dy golat, por mbi të gjitha i lumtur sepse mund të ndihmoja skuadrën për të shkuar te fitorja. Kjo fitore i përket gjithë skuadrës. Shkojmë për më shumë. Hajde Partizani”, shkruan sulmuesi kolumbian. Kontreras do mungojë ndaj Vllaznisë sepse u ndëshkua me karton të kuq ndaj Teutës.

PANORAMASPORT.AL