Postuar: Dhjetor 24, 2025 | 15:54
Fitorja e Vorës me Bylisin, flet futbollisti: Profesori e ka bazuar më shumë lojën nga krahu i djathë
Jurgen Vrapi foli pas ndeshjes, që Vora fitoi ndaj Bylisit. Vorakët ia dolën me lehtësi, të triumfonin me rezultatin 4-1.

“Më mungon goli, por ne jemi ekip që më shumë luajmë me kundërsulme. Bëj më të mirën dhe në mbrojtje dhe në sulm. Goli do vijë sa më shpejt.
Është shumë e vërtetë që profesori e ka bazuar më shumë lojën nga krahu i djahtë. Bardhi është lojtar shumë i shpejtë”, u shpreh lojtari i Vorës.
PANORAMASPORT.AL













