Fitorja e Egnatias si e Dinamos, kishte vlerën “4 pikë” në luftën për titullin
Dinamo dhe Egnatia surprizuan në duelet e para të “Final 4”, duke regjistruar dy triumfe të arta me vlerën e “4 pikëve”.

Kryeqytetasit e Ilir Dajës mposhtën me rezultatin 0-2 Vllazninë, ndërkohë që Egnatia mbrëmjen e sotme shpartalloi 0 me 4 Elbasanin.
Falë këtij triumfi skuadra e Nevil Dedes, e ka çuar avantazhin e ndeshjeve direkte në favorin e saj. 1 përballje ka fituar Elbasani, 1 Egnatia dhe 3 duele janë mbyllur në barazim. Në këtë pikë, futet në loje golavarazhi, i cili është 4 me 7 në favor të Egnatias.
Nëse të dy skuadrat e mbyllin “Final 4” në krye me pikë të barabarta, atëherë kampione shpallet Egnatia.
E njëjta situatë edhe me duelin e ditës së djeshme mes Vllaznisë dhe Dinamos, në rast se Dinamo dhe Vllaznia e mbyllin “Final 4”, në krye me pikë të barabarta, atëherë kampione shpallet Dinamo.
Mbetet për t’u parë me mjaft interes se si do të rrjedhin ngjarjet në duelet në vijim të “Final 4”.
ILDI MEROLLI – PANORAMASPORT.AL













