Fitorja e bujshme me Partizanin, trajneri Ardian Mema ka një thirrje për tifozët e Tiranës: Momenti për…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 9, 2025 | 22:01

Fitorja e bujshme me Partizanin, trajneri Ardian Mema ka një thirrje për tifozët e Tiranës: Momenti për…

Tirana mori një fitore të bujshme ndaj Partizanit në derbi. Bardheblutë triumfuan me rezultatin 3-0 në “Arena Kombëtare” dhe tashmë janë në rrugën e duhur për mbijetesën.

ARDIAN MEMA

Pasi Tirana publikoi postimin e fitores, komentet ishin të shumta. Ndër të tjera spikati i Ardian Memës.

Ish-trajneri i bardhebluve që aktualisht drejton skuadrën e Pogradecit, shkruan:

“Urime Tironës, ky është momenti për t’u bërë të gjithë bashkë, jo vetëm kritika në këtë moment të mbështesni ekipin për të ruajtur këtë performancë dhe me shpresë të Zotit t’i kalojnë me suksese dhe këto ndeshje që kanë ngelur. Forca Tirona”, shprehet Mema.

Screenshot-2025-04-09-190231-logo

PANORAMASPORT.AL