Fitore me goleadë, sulmuesi i Dinamos shkëlqen me dopietë në kualifikueset! Ish-mbrojtësi i Erzenit ndëshkohet me karton të kuq

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 14, 2025 | 23:02

Fitore me goleadë, sulmuesi i Dinamos shkëlqen me dopietë në kualifikueset! Ish-mbrojtësi i Erzenit ndëshkohet me karton të kuq

Kosova U-21 triumfoi me rezultatin 7 me 0 ndaj San Marinos U-21 në duelin e vlefshëm për Grupin A të kualifikueseve të Euro U-21.

-900-0-1760472909xscreenshot-3-666

Protagonist absolut në këtë përballje u bë sulmuesi i Dinamos, Hekuran Berisha, i cili shënoi dopietë në minutat 20 dhe 60.

Në fushë në këtë përballje ishte edhe ish-mbrojtësi i Erzenit, Luan Lleshi, i cili u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë në minutën e 70-të, duke lënë përfaqësuesen me 10 lojtarë, teksa rezultati ishte 5 me 0.

PANORAMASPORT.AL