Fitoi penalltinë vendimtare, Loukili shmang objektivin titull tek Elbasani: Duam Europën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 21, 2026 | 16:04

Fitoi penalltinë vendimtare, Loukili shmang objektivin titull tek Elbasani: Duam Europën

Karim Loukili foli pas fitores 2 me 1 që Elbasani mori ndaj Vorës. Lojtari i Elbasanit ishte pikërisht ai që fitoi penalltinë, që solli 3 pikët.

bandicam 2026-02-21 15-59-40-848

“Ndeshje e vështirë sot sepse e dimë që Vora është skuadër e fortë në shtëpi. Erdhëm për rezultatin sot, na interesonin 3 pikët. Humbëm 3 pikë me Vllazninë.

Gjëja më e rëndësishme për skuadrën tonë është se nuk e ndryshuam shumë skuadrën nga sezoni i kaluar. E njohim njëri-tjetrin shumë mirë, ishte e lehtë për të vazhduar. Kemi atmosferë shumë të mirë, e dimë çfarë nuk shkoi mirë sezonin e kaluar dhe jemi përmirësuar në atë aspekt.

Objektivi është i qartë, duam të shkojmë në Europë, por ka shumë skuadra të mira në kampionat. Të shikojmë pastaj çfarë mund të arrijmë më shumë”, u shpreh Loukili për “RTSH”.

PANORAMASPORT.AL