Postuar: Prill 30, 2025 | 22:18
Finalja e “play-out” në Elbasan, Tirana dhe Pogradeci bien dakord për orën. Axhenda zyrtare për ndeshjen vendimtare
Tirana dhe Pogradeci do të përballen në “Elbasan Arena” më 4 maj, për një vend në Superiore gjatë edicionit të ardhshëm. “Panorama Sport” mëson se finalja e “play-out” do të nisë në orën 18:00.

Tirana dhe Pogradeci kanë rënë dakord për ndryshimin e orës, pasi fillimisht ishte programuar në orën 19:00. Bardheblutë e presin këtë ndeshje në Elbasan, pasi në stadiumin “Arena Kombëtare” do të zhvillohen ndeshjet e Final Four.
Kujtojmë se Tirana e mbylli kampionatin e Superiores në vendin e tetë. Pogradeci shkon në finale pasi ka fituar sfidat e “play-off” ndaj Burrelit dhe Besës.
PANORAMASPORT.AL













