Postuar: Maj 20, 2026 | 8:23
Finale me rëndësi për sot, Dinamo dhe jo vetëm me sytë në Turqi nga ekipi jofavorit
Sot prej orës 21:00 do të nisë finalja e Ligës së Europës. Freiburgu do të masë forcat me Aston Vilën në “Besiktas Park”.

Ky takim ka një rëndësi të veçantë edhe për futbollin shqiptar. Dinamo është ekipi që bën tifo për Freiburgun.
Nëse Freiburgu fiton finalen, teksa konsiderohet ekip jofavorit, atëherë fituesi i Kupës së Shqipërisë e nis direkt nga turi i dytë në Ligën e Konferencës. Nëse Dinamo fiton titullin kampion, ky avantazh i kalon ekipit të renditur në vendin e dytë në kampionat.
Sytë janë nga Turqia. Kjo finale vlen shumë për edicionin e ri, ndërsa Dinamo është aktualisht më e interesuara.
PANORAMASPORT.AL













