Emiratet fitojnë kronometrin ekipor, Jonas Vingegaard merr fanellën e kuqe

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 28, 2025 | 16:56

Emiratet fitojnë kronometrin ekipor, Jonas Vingegaard merr fanellën e kuqe

Skuadra UAE-Emirates ka fituar etapën e pestë të Vuelta-s, një kronometër ekipore prej 24.1 kilometrash në terren të sheshtë në Figueres të Katalonjës, duke shënuar kështu fitoren e 74-të të sezonit. I pari që kaloi vijën e finishit për ekipin nga Emiratet ishte spanjolli Juan Ayuso, që tregoi një formë shumë të mirë.

Screenshot 2025-08-28 165439

Ai, së bashku me portugezin Joao Almeida, po synon renditjen e përgjithshme në këtë edicion të Vuelta-s. Gara ishte shumë e ngushtë në kohë: UAE e përfundoi etapën në 25 minuta e 26 sekonda, me një mesatare prej 57 km/h, duke lënë pas për 8 sekonda ekipin Visma të Vingegaard, për 9 sekonda Lidl-Trek me Ciccone dhe Pedersen, për 12 sekonda Red Bull-in e Hindley dhe Pellizzari-t, dhe për 16 sekonda Ineos-in e Bernal dhe Ganna-s.

Jonas Vingegaard, danezi që cilësohet si favoriti kryesor për këtë edicion të Vuelta-s, ka veshur sërish fanellën e kuqe. Pas tij, në vendin e dytë renditet Ayuso me 8 sekonda diferencë, ndërsa Ciccone ndodhet në vendin e pestë me 9 sekonda diferencë. Në kronikën e garës, u shënua edhe një rrëzim i rëndë i çiklistit Matteo Sobrero (Red Bull), i cili arriti të përfundonte etapën edhe pse ishte dukshëm i lënduar.

Po ashtu, gjatë zhvillimit të kronometrit, disa protestues propalestinez tentuan të bllokonin ekipin Israel–Premier Tech gjatë garës së tyre. Vuelta do të vijojë sot me etapën e gjashtë: 170 kilometra nga Olot deri në Pal, Andorrë, me një përfundim në ngjitje. Aktiviteti do përmbyllet të dielën, më 14 shtator, në Madrid.

PANORAMASPORT.AL