Elmando Gjini, “blerja” e verës që po bie në sy te Vllaznia
Deri tani në këtë merkato verore, Vllaznia ka realizuar 6 afrime në skuadër me emra si: Kruja, Hakaj, Pohls, Gjini, Murataj apo Kuros. Duke përjashtuar edhe dy të huazuarit e kësaj periudhe Jazxhi dhe Bismark të cilët do të rikthehen në “bazë”, konkretisht te Teuta dhe Skënderbeu.

E nga merkato deri tani e shkodranëve ka qenë një emër që ka spikatur mbi të gjithë dhe ai ka qenë Elmando Gjini. Mbrojtësi shtarlartë, i cili po ashtu është afruar në huazim nga Ballkani, por që do të jetë pjesë e skuadrës gjatë gjithë sezonit, ka ditur menjëherë të jetë protagonist me fanellën e 9 herë kampionëve të vendit tonë. Pavarësisht se ndoshta do të duhej pak kohë që 22- vjeçari të ambientohej me ekipin, cilësitë e tij janë vënë menjëherë në pah.
Me shtatlartin që tashmë është shndërruar në një lider të prapavijës kuqeblu dhe kjo u vërtetua edhe në dy ndeshjet ndaj Vikingur në “Conference League”.
Me ish-futbollistin e Teutës që ishte i pakalueshëm e madje duke dominuar në lojën në ajër, që ishte pika më e fortë e islandezëve. Afrimi i Gjinit në skuadër ka qenë një “goditje” deri më tani për Vllazninë, me trajnerin Martini që asnjëherë nuk kishte dyshuar për aftësitë e mbrojtësit të zhvilluar mes futbollit suedez dhe atij italian. Tashmë në radhët e shkodranëve presin të njëjtin nivel edhe nga të afruarit e tjerë në merkato, në mënyrë që edhe skuadra të jetë në gjendje të garantojë një lojë më cilësore dhe produktive.
PANORAMASPORT.AL













