Postuar: Prill 24, 2026 | 15:14
Eliminuan Tiranën me përmbysje në basketboll, festë e shfrenuar nga vajzat e Partizanit në shtëpinë e bardhebluve
Partizani i basketbollit të femrave realizoi një përmbysje të jashtëzakonshme në gjysmëfinalet “play off” të kampionatit.

Pasi kishin humbur dy ndeshjet e para derbi kundër Tiranës, të kuqet arritën të rikuperonin gjithçka, teksa morën tri fitore radhazi për ta mbyllur serinë 3-2, duke iu bashkuar Flamurtarit në finalen e madhe.
Festë e shfrenuar nga vajzat e Partizanit pas suksesit në sfidën e pestë kundër bardhebluve, takim i fituar 79-71 nga ekipi i Eliverta Bujarit, i zhvilluar dje në sallën “Farie Hoti”. Të kuqet iu gëzuan kështu triumfit të merituar në shtëpinë e rivaleve të kryeqytetit.
Pamje nga festa: (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL













