Eliminimi i Partizanit, ish-sulmuesi i të kuqve: Kaq e kemi takatin, Skuka bashkë me ekipin u dorëzuan
Eliminimi i Partizanit përballë Nome Kalju ka qenë një goditje për tifozët e të kuqve, të cilët shpresonin të shihnin ekipin e tyre në turin tjetër të kompeticioneve europiane pas një shorti në Ligën e Konferencës që ishte cilësuar i favorshëm. Zhgënjimi nuk është fshehur edhe nga figurat e njohura të kësaj skuadre, si ish-sulmuesi Edmond Dosti, i cili ka pranuar se ky është niveli i ekipit.

“Nuk duhet të mërzitemi, kaq e kemi takatin në Kupat e Europës. Që nga humbja e penalltisë, Skuka bashkë me ekipin u dorëzuan.
Të vjen keq që nuk u kualifikuan kundër një skuadre modeste. Partizani ka edhe shumë punë për të ndërtuar një ekip pretendent për kampion, të shpresojmë’, shkruante ai në një postim në rrjetet sociale.

PANORAMASPORT.AL













