“Ekzekutim fantastik! Do flasim gjatë për këtë lojtar”, trajneri i Partizanit i ekzaltuar për… Juve-Inter

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 14, 2025 | 22:18

“Ekzekutim fantastik! Do flasim gjatë për këtë lojtar”, trajneri i Partizanit i ekzaltuar për… Juve-Inter

Trajneri i Partizanit, Mlladen Milinkoviç, ka dalë kokulur dje nga “Loro Boriçi” pas humbjes së skuadrës së tij me shifrat 4-1. I vetmi gëzim i ditës për trajnerin serb ka qenë se një “nxënës” i tij, Vasilije Axhiç, kishte lënë shenjë në ndeshjen Juventus-Inter duke shënuar golin e fitores.

milinkovic

Djaloshi malazez ishte pjesë e Buduçnost në vitet kur  drejtoi Milinkoviç dhe trajneri i Partizanit ka folur me superlativa për të teksa ka komentuar paraqitjen e 19-vjeçarit për portalin italian “TuttoJuve”.

“Çfarë goli ka bërë? Ekzekutim fantastik! E pashë ndeshjen dje dhe jam shumë i lumtur për të. E meriton, është një djalosh profesionist i cili punon gjithmonë shumë. Shpresoj që ky gol të jetë fillimi i një sezoni të mirë në këtë vit.

Krahasimet me De Bryjne? Unë mendoj se do të bëjë edhe më shumë hapa gjigand përpara, të gjithë do të flasim dhe do të tregojmë për këtë. Por të mos bëjmë krahasime me lojtarë të tjerë siç ka ndodhur në të kaluarën, ai është dhe do të jetë gjithmonë Vasilije”, tha Milinkoviç për portalin italian.

PANORAMASPORT.AL