Eksperiencë dhe lojtarë kombëtaresh, Partizani ndryshon strategji në merkato

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 17, 2025 | 14:02

Eksperiencë dhe lojtarë kombëtaresh, Partizani ndryshon strategji në merkato

Partizani e mbylli sezonin e kaluar me vendin e tretë. Nga kampionati u sigurua Europa, ndërsa pasuan shumë ndryshime në skuadër. Deri tani kanë qenë 9 largime, ndërsa janë afruar 7 të rinj në skuadër. Të tjerë priten në vazhdim. “Panorama Sport” iju sjell një bilanc.

hjuman

Çfarë bie në sy është se shumë prej tyre kanë eksperienca me kombëtaret respektive. Kontratat e preferuara janë 1 vjeçare me opsion rinovimi edhe për 1 tjetër. Deri tani Partizani ka preferuar lojtarë me eksperienca në kombëtaret respektive. Dhe po ashtu të kuqtë kanë shfrytëzuar tregun, për t’i afruar me parametra zero.

Skuadra është përforcuar nga mbrojtja në sulm, pasi të tilla ishin edhe largimet. Afrimet më të shumta janë në repartin ofensiv. Në mbrojtje është transferuar deri tani vetëm Karlos Martinez.

ROUEN HJUMEN- Mesfushori shikohet si pasues i Arinaldo Rrapajt. Vjen nga Afrika e Jugut ku luante me Amazulu dhe është pjesë e kombëtares së atij vendi. Te Partizani ka firmosur kontratë 2-vjeçare me opsion rinovimi edhe 1 tjetër. 24-vjeçari vlerësohet 850 mijë euro në “transfermarkt” dhe tashmë është lojtari më i shtrenjtë i Superiores.

AMOS NONDI- Partizani u përforcua me dy mesfushorë në muajin gusht. Nondi firmosi kontratë 1-vjeçare me opsion rinovimi edhe 1 tjetër. 26-vjeçari është pjesë e përfaqësueses së Kenias. Vlerën në “transfermarkt” e ka 225 mijë euro. Mendohet si afrim për pozicionin para mbrojtjes.

DA SILVA- Braziliani ishte një nga rikthimet e papritura. 30-vjeçari luajti në edicionin e kaluar me Bylisin. Te Partizani qëndron si lojtarët e paktë që kanë provuar shijen e titullit kampion në vitin 2023. Kontratë e firmosur 1+1 edhe prej tij. Vlera në treg e Da Silvës është 200 mijë euro.

JUDAH GARSIA- Te Partizani transferimet më të shumta të kësaj vere janë në repartin e sulmit. 24-vjeçari, që numëron eksperienca me përfaqësuesen e Trinidad dhe Tobagos, ishte më përpara pjesë e AEK B. Me të kuqtë mori minuta në të dyja ndeshjet e Europës. Kontrata është 1+1 edhe për të. Sulmuesi i Partizanit ka në treg një vlerë prej 200 mijë eurosh.

KARLOS MARTINEZ- I vetmi lojtar i afruar deri tani për repartin e mbrojtjes. 26-vjeçari ka luajtur me Kosta Rikën në Botërorin e Katarit. Një transferim i veçantë, ndërsa edicionin e kaluar ishte pjesë e Alajuelense . Edhe Martinez ka firmosur kontratë 1+1, teksa në treg vlen 200 mijë euro.

VUSAL ISGANDARLI- Azeri ishte një rikthim në Superiore, pasi më parë ka luajtur me Egnatian. Kontrata e vlefshme 1+1 për të. Isgandarli përforcon sulmin, ndërsa pritet të jetë element i rëndësishëm për këtë sezon. Isgandarli ka vlerën më të ulët në treg nga futbollistët e afruar, pikërisht 150 mijë euro.

XHULIANO SKUKA- Sulmuesi dibran ishte transferimi i parë në merkaton e verës. 27-vjeçari me vlerë 250 mijë euro në treg mban tashmë shiritin e kapitenit. Te Partizani, nga transferimet e kësaj vere, është lojtari i vetëm që ka firmosur kontratë 3-vjeçare.

VATA, HIMALLARI DHE QOKTHI- Partizani shpërbleu tre lojtarë nga akademia në këtë verë me kontrata profesionale. Fillimisht 16-vjeçarët Himallari dhe Vata firmosën kontrata 3-vjeçare. Së fundmi ishte Qokthi, që firmosi kontratë 4-vjeçare me opsion rinovimi edhe 1 tjetër. Talentit shkodran iu zyrtarizua rinovimi në ditën kur mbushi 19 vjeç.

 EMANUEL LOCI – PANORAMASPORT.AL