EKSKLUZIVE/ Zhvendoset Dinamo-Tirana, derbi për herë të parë në stadiumin e…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 25, 2025 | 23:30

EKSKLUZIVE/ Zhvendoset Dinamo-Tirana, derbi për herë të parë në stadiumin e…

Ndeshja Dinamo – Tirana do të luhet në stadiumin “Arena Egnatia”, ditën e diel ora 15:30.

tirana-vs-dinamo

Derbi do të luhet kështu për herë të parë në stadiumin e Egnatias mëson ekskluzivisht “Panorama Sport”. Ky takim ishte programuar më parë për t’u luajtur në “Elbasan Arena”.

Shkak për këtë është bërë ndeshja mes Besës dhe Pogradecit. Të dyja skuadrat do të luajnë më 28 prill në Elbasan dhe kështu synim është ruajtja e fushës.

Ndërkohë sfida mes Dinamo-Tirana është e vlefshme për javën e fundit të Superiores. Tiranës i bën punë vetëm fitorja, për të shpëtuar rënien nga kategoria. Në anën tjetër, Dinamo do të luajë për të rimarrë vendin e dytë.

KRISTI SEJATLLARI-PANORAMASPORT.AL