EKSKLUZIVE/ Zëvendësuesi i Itodo Mandelës, Dinamo e pret sulmuesin nga Guinea

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 2, 2025 | 22:55

EKSKLUZIVE/ Zëvendësuesi i Itodo Mandelës, Dinamo e pret sulmuesin nga Guinea

Merkatoja e verës është mbyllur, por disa lojtarë, edhe pse nuk janë prezent me ekipet, figurojnë të federuar. Kjo gjë ka ndodhur edhe me Dinamon mëson “Panorama Sport”, pasi ka regjistruar edhe zëvendësuesin e Peter Mandelës, i cili u shit në Ukrainë.

mandela

Dinamovitët kanë akord me një sulmues 21-vjeçar nga Guinea, të cilit i është prerë edhe bileta për të mbërritur në Shqipëri. Pikërisht bëhet fjalë për Cheick Mariam Diane, i datëlindjes 20 mars 2004 dhe që është federuar nga dinamovitët.

Parimisht Diane shihet si zëvendësuesi i Mandelës, por do të jetë stafi teknik me në krye trajnerin Ilir Daja që do ta vlerësojë lojtarin, pasi të bashkohet me ekipin në stërvitje. Nga kërkimet në internet, informacioni për lojtarin në fjalë është shumë i pakët, por i mbetet Dinamos ta zbulojë më shumë sulmuesin që vjen me pritshmëri. Nëse Diane del “i hajrit”, i bie që “nëndetësja” të jetë e kompletuar në fazën sulmuese.

PANORAMASPORT.AL