EKSKLUZIVE/ Xhafa e sheh “nëndetësen” për titull: Dinamo nuk u dorëzua asnjëherë (E PLOTË)
Dy fitoret e fundit kanë kthyer qetësinë te Dinamo, megjithatë blutë kanë qenë të bindur se mungesa e rezultateve, ishte vetëm çështje fati pasi besimi ka qenë maksimal. Diçka të tillë e konfirmon në intervistën për “Panorama Sport”, drejtori i akademisë së Dinamos, Erjon Xhafa, ku vlerëson paraqitjet që skuadra blu po bën këtë sezon.
Dinamo shfaqi oshilacione në fazën e dytë, por më në fund u zhbllokua. A mund të themi se e kaloi atë mini-krizë që kishte?
Shiko, mund të them që ishte mini-krizë. Ishte vetëm moment sepse lojërat ishin bindëse, kanë qenë shumë të mira dhe shumë premtuese. Vetëm një gjë që ka munguar ka qenë goli dhe në këto dy ndeshjet e fundit erdhën edhe ato. Të paktën kan dhënë këtë qetësi në pjesën e realizimit, që edhe sulmuesit që gjithmonë kanë nevojë për golin, të kenë vetëbesim. Edhe besoj që duke qenë se kanë realizuar 9 gola në dy ndeshje, normalisht çliron edhe pjesën e sulmit, pjesën ofensive ishte pak në trysni për shënimin e golave. Këto dy ndeshje, i kanë dhënë një qetësi edhe atij reparti që e shoh nga ndeshja në ndeshje më të lirshme në veprimet që bën, sepse për të krijua, krijonim por na mungoi realizimi i fundit, që është thelbësori për sulmuesit.
A mendon se këto 9 gola mund të ndikojnë në vazhdimësinë e skuadrës?
Patjetër që ndikojnë në aspektin psikologjik, sepse siç e thashë, ne kemi bërë ndeshje të mira, por duke mos realizuar gola nuk kemi marrë atë rezultat që fusha ka dhënë, që duhet të ishte një rezultat ndryshe për ne. Por mosrealizimi i golave nuk e ka dhënë. Kështu që normalisht shënimi i kaq shumë golave në dy ndeshje i jep vetëbesim edhe skuadrës, po thashë edhe repartit total ofensiv, sepse nuk është se sulmi bëhet edhe nga sulmuesit. Golat janë shpërndarë dhe kur shpërndahen tregon që funksionon manovra e ekipit. Funkcionon çdo gjë, perfeksion në mënyrën sesi luhet skuadra. Kjo normalisht ndikon shumë edhe në aspektin psikologjik të skuadrës i jep një tjetër lirshmërie.
Këtë javë, Dinamo luan me kampionët e Egnatias. Si e parashikon?
Po me objektivat që kemi si klub si emër, normalisht si nga presidenti, si nga stafi i lojtarëve bëhet maksimumi për të arritur objektivet që ka Dinamo, që është gjithmonë për lart, për majat e kampionatit. Nuk është se kënaqet me gjëra të vogla dhe presim gjithmonë të marrim maksimumin. Ndeshje e vështirë, sepse luajmë me një kundërshtar fort, që edhe vetë e thatë, është kampioni në fuqi, por që kemi treguar sa herë jemi përballur, nuk jemi treguar asnjëherë inferiore ndaj askujt. Pastaj ia lëmë fushës së blertë sepse gjithçka e thotë ajo në fund të fundit
Dinamo ka shumë lojtarë të afruar në merkato dhe të aktivizuar, por jo nga akademia. Si e shpjegon këtë?
Shiko e thashë për objektivat që ka Dinamo, një staf i cili mundohet që gjithmonë bëjë më tepër, të bëjë më të mirën dhe që të marrim maksimumin. Unë besoj që stafi është munduar gjithë kohën që t’i japi besim atyre që ka parë për momentin që janë në formë. Normal që kur ke një përbërje me shumë lojtarë, do ketë lojtarë që mbesin dhe jashtë. Ka lojtarë që marrin më shumë minuta. Ka lojtarë që marrin pak minuta por që janë pjesë. Nuk është e thjeshtë asnjëherë që të ketë objektivat të mëdha e që të arrish të aktivizohen gjithë. Kurse për sa i përket pjesës së Akademisë, mos harrojmë që ne nuk jemi një akademi që kemi shumë vite. Ne jemi akademi që jemi të pakën 2-3 vjet. Ky është viti i tretë që kemi një stabilizim, sepse me largimin prej vitesh të Dinamos nga elita e futbollit, edhe pjesa e Akademisë nuk është se ka qenë funksionale ashtu siç duhet. Kështu që normalisht do kohën e vet, po punohet në këtë drejtim nga të gjithë sektorët e klubit nga lart poshtë. Bashkëpunimi është i ngushtë me stafin e ekipit të parë me pjesën e Akademisë poshtë. Presim që në të ardhmen të kemi pse jo lojtarë nga akademia, por që do durim dhe do qetësi, sepse kur ke objektiva e përsëris, kur ke objektiva të mëdha, nuk është e thjeshtë që të japësh shumë shpejt minuta lojtarëve të Akademisë apo gjera, sepse do kohën e vet. Normalisht edhe lufta superiore është goxha e egër dhe nuk është, nuk është e thjeshtë.
Duke qenë se bëhet fjalë për një skuadër me emra dhe kualitet, a e bën më të vështirë për Akademinë, pasi shanset për të luajtur janë pak?
Unë nuk e besoj. Unë besoj që duhet të motivoj pjesa, sepse duhet të kuptojnë që të arrish të luash me një skuadër me objektiva dhe me lojtarë cilësorë, duhet bërë gjithmonë më shumë. Nuk duhet të kënaqesh asnjëherë me pak, sepse besoj që në pjesën e motivimit dhe në pjesën që çfarë duhet të bëjë një lojtari i ri për të arritur në ekipin parë e kuptojnë se sa e vështirë është dhe duhet të punojnë akoma më shumë për veten e tyre që të rriten si nga ana individuale po ashtu edhe nga ana taktike kolektive që të jenë pjesë e një skuadre elitare. Dhe besoj që kjo i motivon. Duke parë rezultatet e ekipit të parë, i motivon që janë pjesë e një skuadre dhe e një zinxhiri që është cilësor dhe një zinxhir që është i suksesshëm, kështu që normalisht duhet të i motivojë.
Duke qenë se je pranë skuadrës çdo ditë, a ke parë në ndonjë moment që rezultatet e fundit të demoralizojnë lojtarët? Jo, nuk e besoj, sepse në qoftë se ekipi do të ishte i dorëzuar, nuk do të vini këto rezultate pozitive mu mbrapa. Unë mendoj që besimi komplet si klub, duke filluar nga presidenti tek stafi teknik tek lojtarët ka qenë i plotë. Puna ka qenë e qetë, nuk ka pasur asnjë lloj problematike. Asnjë lloj gjëje. Të gjithë përqendrohen për forcën e skuadrës dhe normalisht reagimi që vjen me këto dy fitoret. Uh, dy ndeshjet e fundit tregon që skuadra ka qenë, sepse e thashë pak më parë që loja ka qenë, është prodhuar, ka qenë, uh, ka qenë shumë e mirë, por që kam munguar vetëm në finalizim. Por kur ke lojën nga mbrapa dhe nuk ke finalizimin, ke diçka për që t’i shpresosh gjithmonë, sepse ke një garanci të lojës. Sepse mund të shohësh një ndeshje me episode, por nuk ke lojën nga mbrapa dhe aty do çedosh në një rrugëtim kaq gjatë sa që është kampionati. Por kur ke garancinë e lojës, unë besoj që gjërat vijnë me kohë dhe për këtë ishim koshient të gjithë brenda klubit që gjërat do vinin. Thjesht duhej pritur momenti dhe si stafi dhe gjithë klubi e kanë eksperiencën për ta kuptuar këtë gjë dhe nuk besoj që kjo do të sillte nervozizëm në klub.
Cilat mendon se do të jenë skuadrat që do të rivalizojnë Dinamon për titullin kampion deri në fund të sezonit?
Unë besoj të gjithë, të gjithë ato që janë aty në krye, janë rivalë, sepse siç dihet jo vetëm në kampionatet shqiptar, por në të gjithë botën, diferencat janë zvogëluar shumë. Në futboll nuk janë më ato diferencat e mëdha dhe mjaftojnë aq. Më tepër me një kampionat se ky që është kaq agresiv me dhjetë skuadra dhe me një ndeshje me një apo dy ndeshje hyn në luftë për titull dhe me dy humbje ti zbret, del nga ajo që është objektivi primar i gjithë skuadrës që fillon kampionatin. Kështu që nuk mund të veçoj një, sepse kampionati i ka treguar duke pasur edhe aq shumë rotacione se gjithë skuadrat që pretendojnë për të qenë aty lart janë rivale për ne.
Cilat janë skuadrat që të kanë surprizuar këtë sezon?
Nuk di të them se unë besoj që në fillim të kampionatit, nëse do të rreshtoja skuadra janë po këto skuadra. Për keq mbase është situata ku ndodhet Partizani dhe që janë për momentin më ndryshe, sepse po afrohet, por Tirana që është larg, është e fundit dhe nuk është në objektiva të vendeve të para. Por unë besoj që pjesa tjetër nuk mund të veçoj një skuadër. Janë të gjitha skuadra që me dy fitore mund ta, gjejë veten pranë “Final 4”, kështu që shumë se një skuadër shumë skuadra që normalisht Elbasani që sot është vend i parë, është një skuadër që në verë edhe vjet ishte afër kaq deri në fund kampionatit dhe këtë vit ka bërë investime. Por ashtu edhe skuadrat e tjera kanë bërë investimet e veta. Kështu që normalisht gjithë skuadrat që janë aty më kanë surprizuar për mirë, por që ishin të pritshme.
ERJON ALLARAJ-PANORAMASPORT.AL













