EKSKLUZIVE/ Trajneri Canaj analizon Superioren: Tirana nuk ka më frikë, ju tregoj problemin e Dinamos (E PLOTË)
Agim Canaj ka anali zuar Superioren si edhe Dinamon, duke e konsideruar një rival serioz në garën për titull. Trajneri që e ka drejtuar “nëndetësen” disa herë, si edhe ka luajtur 10 sezone me ta, ka vlerësuar investimin e bërë. Në intervistën për “Panorama Sport”, Canaj foli edhe për skuadrat e tjera të kampionatit.
Sa i përket skuadrës së Tiranës, Canaj shprehet se nuk e ka parë kurrë në gjendjen që është sot, ndërkohë që edhe për Partizanin e Flamurtarin, ai ka komentet në lidhje me situatën që po kalojnë.
Profesor, a e keni ndjekur Dinamon këtë sezon? Si të është dukur?
Normalisht e kam ndjekur sepse jam dinamovit, e kam drejtuar dhe kam 10 luajtur 10 vite. Kam një jetë që e ndjek dhe e ndjej fanellën e kësaj Dinamoje. Padiskutim që e kam parë. Është një skuadër që është e mirë investuar dhe duhet falënderuar presidenti sepse ka ekipin më të investuar shqiptar në këto momente. Kjo është parë nga cilësia dhe grupi i madh i lojtarëve të mirë që ka. edhe performanca e lojtarëve po tregon dhe lojtarët po e vlerësojnë fanellën. Është një nga ekipet kryesore që duhet të luftojë për kampionat sepse është investim 5 vjeçar.
Në këto dy faza të para, ka shfaqur oshilacione të shumta…
Normalisht nuk janë pozitive kur arrin një nivel që fiton 2 ndeshje dhe më pas nuk fiton dot 3 të tjera. Kampionati është me pikë dhe çdo kpikë e lënë të humb terren dhe aspekt psikologjik. Dinamo ka ndeshje që shfaqet shumë mirë në pjesën e parë dhe në të dytën ka pasur cedime, ku hyjnë shumë faktorë. Ajo që dua të them është se duhet rregulluar ky moment i mirë dhe ai negativ. Do të thotë se momentet e mira ku krijon dhe nuk realizon ndërsa kundërshtari është më efektiv, ky është çalimi që duhet rregulluar ose duhet gjetur një formë ekuilibri ndërmjet fazës së tranzicionit negativ me atë pozitiv pasi Dinamo është kapur shpesh herë. Ka pasur mungesa në mbrojtje por edhe nuk ka realizuar. Ka pasur cilësi por edhe lojtarë që kanë shënuar. Janë faktorë që bëjnë diferencën me lojën e mirë dhe mos shënimin.
A mendon se duhet ndërhyrje në merkato?
Të them të drejtën, unë jam trajner që kam drejtuar mbi 15 skuadra. E di çfarë do të thotë të kesh cilësi sepse kush nuk e do diferencën? Ka shumë, janë 8 sulmuesë, Nani, Guindo, Farruku, Bernard Berisha, Hekuran Berisha, Vila, Qardaku e Bregu. Këto janë marrë dhe nuk janë të disponueshëm. Është investim shumë i madh. Largimi i Zabërgjës dhe Mandelës, solli 4 sulmues të tjerë dhe nuk e di çfarë çalon por ka pasur probleme dhe duhet ndërhyrë për t’i gjetur, siç e thashë në tranzicione apo edhe në mesfushë e në mbrojtje. Duhet ekuilibër.
Daja ndërkohë tha se kërkon 2 sulmues në merkato?
Ai e njeh më mirë sepse ne flasim nga jashtë. Ai do lojtarë që të fusin topin në rrjetë. Koha provon gjithmonë se kush ka të drejtë, trajneri apo grupoi që ka bërë investimin me këta.
Po në përgjithësi, si e ke parë garën për titull?
Janë rritur pretendimet deri në këtë moment. Ka hyrë fuqishëm Elbasani që po tregon rritje nga ndeshja në ndeshje. Jo vetëm në pikë, por po rritet edhe lojtarë. Ka lojtarë kyç që marri skuadrën për dore dhe janë pragmatistë. Po tregojnë vlera me Dinamon, Vllazninë, Egnatian apo këto që ishin baza vjet. Shoh Vllazninë që ka cilësi por edhe kur nuk krijon cilësi, ka elementë cilësor. Ka dy ekipet. Egnatia po ringrihet nga kampionati i vjetshëm. Ka ndryshuar 5-6 lojtarë por drejtuesit kanë meritë sepse e kanë futur skuadrën në garë. Padyshim që këto skuadra kanë bërë që edhe të tjerat, Partizani, Tirana, Flamurtari janë skuadra që nuk e kanë përmbushur emrin që kanë. Është i vështirë sepse nuk ka shumë diferenca. Duke mos anashkaluar edhe Teutën. Pjesa tjetër me këtë që kanë treguar, do të kapim atë pjesën që po vjen dhjetori dhe skuadrat kanë moment reflektimi ose investimi te ajo që kanë bërë dhe nga boshllëqet që kanë nga merkatoja e verës. E di se është shumë e vështirë që një lojtar cilësor, të gjendet në merkaton e janarit sepse të mirët, rrallë herë i lëshojnë në këtë periudhë. Duke analizuar këtë situatë, them se pavarësisht se Dinamo mund të ketë oshilacione, është skuadër e mirë investuar për mendimin tim dhe e ka treguar në ndeshje tektë që ka fituar. Këto luhatje, normalisht e trondisin presidentin dhe stafin por eksperienca ndikon, mund të jetë periudhë kalimtare dhe ndryshon. Alarmante këtu te ne është se ekipet nuk kanë mbështetje tifozësh sidomos Dinamo që luan jashtë Tiranës. Edhe ajo vlera humbet dhe brohoritjet janë efikase kur ka tifozë, gjë të cilën Dinamo nuk e ka këtë sezon
Meqë përmendët edhe Tiranën, Flamurtarin e Partizanin, çfarë mendon se nuk po shkon këtë sezon?
Kanë kaluar shumë javë dhe shohim që nuk bëjnë më punë llafet dhe fjalët e mëdha. Emri nuk po e tregon atë që janë dhe këto punë nuk bëhen tani që po vjen janari. Këto ekipe me shumë traditë dhe kampionate thonë se jemi mirë e do arrijmë në “Final 4”, por unë nuk besoj sepse ka rënë niveli i emrit. Edhe sot kur kujton brezat e 90 apo deri në 2000, me breza që kanë marrë kampionate, ky është nënvlerësim që po i bëhet fanellës. Partizani ka investim por ka dritë hijet e veta sepse pozicionimi lë për të dëshiruar. Flamurtari, puna dhe ajo që kanë menduar në fillim drejtuesit, me fjalë të mëdha nuk është përkthyer në vepra. Skuadra ka shumë probleme brenda dhe jashtë fushe. Për Tiranën nuk kamë çfarë them, më vjen shumë keq. Për mendimin tim është në situatë totalisht shumë denigruese. Nuk mbaj mend që Tirana të ishte frikë e fanellës kur tani nuk ka më frikë as për fanellë, as për ekip as për klub.
“Final 4” ka ndryshuar formulën këtë sezon. A mendon se ndikon?
Kam qenë gjithmonë kundër kësaj formule për arsye sepse skuadrat luftojnë kur i duhet. Prandaj edhe presioni i dy viteve bëri të ndryshonte formula. Nuk ka qenë efikase. Nëse kjo formulë do të ishte efektive, do ta kishte Premier Liga, Seria A apo Bundesliga.
ERJON ALLARAJ-PANORAMASPORT.AL













