EKSKLUZIVE/ Tirana-Shkëmbi, orë vendimtare për të ardhmen e trajnerit bardheblu! Drejtuesit do të… (E PLOTË)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 24, 2025 | 21:23

EKSKLUZIVE/ Tirana-Shkëmbi, orë vendimtare për të ardhmen e trajnerit bardheblu! Drejtuesit do të… (E PLOTË)

Bledi Shkëmbi qëndron. Bledi Shkëmbi largohet. Kjo është dilema te Tirana dhe që po shoqëron gjithë ditët bardheblu. Fakt është që korçari është trajneri i emëruar dhe ka kontratë deri në dhjetor.

bandicam 2025-05-24 12-18-14-801

Ky është hezitimi i madh për drejtuesit, të cilët nuk duan të marrin mbi shpinë kosto financiare. Nga ana tjetër, drejtuesit në mënyrë indirekte i kanë bërë të qartë trajnerit se besimi mes palëve ka rënë dhe situata duhet të ndryshojë. Shkurt, te Tirana mendojnë për drejtues të ri dhe Shkëmbi është në plan të dytë.

MBLEDHJA – Këto ditë pritet një mbledhje për të saktësuar situatën. Më saktë, ajo është menduar të shtunën, ku do të ulen, presidenti, trajneri dhe drejtorët e ekipit. Aty do të sqarohen të gjitha çështjet. Po kështu, mes bardhebluve dhe Agim Ibraimit mund të ketë ardhur fundi i bashkëpunimit. Burime në skuadër bëjnë me dije se palët do të diskutojnë për të ardhmen dhe nëse Tirana do të vazhdojë bashkëpunimin me drejtorin dhe anasjellas.

Edhe pse nuk ka asnjë përplasje mes palëve, duket se filozofia e klubit me atë të drejtorit është e ndryshme dhe në drejtime të kundërta. Kjo do të thotë se dy janë rrugët: palët të jenë në vija paralele ose do të ketë ndërprerje bashkëpunimi. Për t’u zbuluar është kjo situatë te Tirana. Ibraimi ishte një nga drejtuesit që këtë sezon, së bashku me Bledi Shkëmbin, bënë ekipin nga e para. Shqiptari nga Maqedonia e Veriut mori të gjithë lojtarët këtë sezon, ndërsa disa prej tyre janë gati për t’u shitur siç është rasti i Zharmunit, Dembelesë, Kolës dhe ndonjë futbollisti tjetër.

PROJEKTI I RI – Tirana e sezonit 2025-2026 do të marrë jetë nga 1 qershori e në vazhdim. Nëse skuadra aktuale po stërvitet në kryeqytet, drejtuesi kryesor i bardhebluve nuk ka vendosur se çfarë do të bëjë me trajnerin, lojtarët dhe ata që do të shiten në merkato.

I kontaktuar nga “Panorama Sport” ditë më parë, presidenti Halili deklaroi se për sezonin e ri do të mendojë pas majit. Ai pranoi se skuadra do të vazhdojë punën sipas planit stërvitor dhe në fund të do të analizohet sezoni dhe situata në vazhdim. Pas analizës, do të merret një vendim se çfarë do të ndodhë në të ardhmen.

OLSI AVDIAJ-PANORAMASPORT.AL