EKSKLUZIVE/ Skuka del jashtë Partizanit, mungon para sfidës me Egnatian

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 19, 2025 | 8:17

EKSKLUZIVE/ Skuka del jashtë Partizanit, mungon para sfidës me Egnatian

Xhuliano Skuka mungoi te seanca e fundit stërvitore e Partizanit, pikërisht në llogaritë për sfidën me Egnatian. Kjo vjen si “rrufe” në qiell të hapur te Partizani, ndërsa në prag është ndeshja me Egnatian.

Skuka

Sulmuesi dibran nuk është preferuar si titullar në ndeshjet e fundit, ndërsa realizoi dy gola në dy takime nga stoli. Kërnaja me shumë gjasa do e lërë jashtë 21 lojtarëve që lejohen, për të dhënë kontributin gjatë ndeshjes.

Skuka kishte shprehur së fundmi pakënaqësi ndaj trajnerëve, që e kishin lënë në stol.

ÇFARË DEKLAROI SKUKA

Në stol? Kam qenë pak i mërzitur në thonjëza, që pse nuk luaj, që ka bërë këtë zgjedhje por i shkon një bravo shumë e madhe profesorit. Është ideja e tij kjo lëvizje. Rezultoi pozitive, kështu që mbi të gjitha ai është i pari këtu. Do bëjmë atë që thotë ai. Unë isha kapiten i Partizanit në Europë, duke bërë edhe gol. Erdhën trajnerët e më ulën dy javët e para në stol. Nuk besoj se kam bërë diçka të keqe, kam ulur kokën dhe kam punuar. Ja ku jam sot.

Kur do jetë gati Skuka për 90 minuta? Unë gati jam, por besoj që edhe pak. Duhet pak durim.

PANORAMASPORT.AL