EKSKLUZIVE/ Shifër rekord për Flamurtarin, Erald Maksuti transferohet në Rusi duke lënë gjurmë
Erald Maksuti do e vazhdojë karrierën në Rusi. Flamurtari pranoi ofertën e Akhmat Groznit, ndërsa “Panorama Sport” mëson ekskluzivisht se bëhet fjalë për 700 mijë euro.

22-vjeçari shkëlqeu me Flamurtarin në elitën e futbollit shqiptar, edhe pse vlonjatët nuk ia dolën të mbijetonin. Sulmuesi shkodran realizoi 12 gola dhe asistoi tre të tjerë.
Lojtari i Kombëtares U-21 transferohej nga Apolonia te Flamurtarin për 150 mijë euro. Shitja e kartonit nga Flamurtari për 700 mijë euro është tashmë një rekord për periudhën e administruar nga Sinan Idrizi.
Klisman Cake do e presë Maksutin tek Akhmat Grozni. Këto të fundit kanë investuar edhe më parë te lojtarë shqiptarë, ndërsa Bernard Berisha shikohet si shembull suksesi.
EMANUEL LOCI-PANORAMASPORT.AL













