EKSKLUZIVE/ Sfida me Tiranën për Flamurtarin, “treni i fundit” për trajnerin Garsia. Pas kuintave po “gatuhen” plane në Vlorë
Tirana, “stacioni i fun dit” për Karlos Gar cian! Një pikë në dy ndeshje është shumë pak përkundrejt investimit madhor të klubit, objektivave dhe pritshmërive që kanë në Vlorë. Garsia po lihet i qetë nga drejtuesit dhe në veçanti nga presidenti Sinan Idrizi, por kjo nuk do të thotë se pas kuintave nuk ka “gatime” apo plane.

Spanjollin e shpëton vetëm një fitore. Panorama Sport zbulon se në klub po mendojnë për çdo situatë, madje edhe për zëvendësimin e trajnerit. Drejtuesit janë të qartë, nëse Flamurtari “nuk ndez” me spanjollin as me Tiranën, atëherë rrugët duhet të ndahen. Në rast dështimi, Garsia do të duhet të marrë valixhen dhe të udhëtojë drejt Spanjës.
Tirana shquhet në fat si skuadra që “ha koka trajnerësh”, por nuk dihet nëse këtë fat do ta ketë edhe qytetari i ardhur nga Barcelona. Që nuk do të jetë e lehtë kjo është e qartë. Kryeqytetasit do të vijnë me një trajner të ri pas largimit të Vangjel Milës. Italiani Roberto Bordini e njeh më shumë se sa spanjolli Garsia mjedisin dhe mentalitetin shqiptar, pasi ka drejtuar edhe Elbasanin.
Kjo është një pikë tjetër jo në favor të trajnerit të Flamurtarit. Ashtu sikundër nuk e favorizon as “uria” e Tiranës për fitore. Por Karlos Garsia ka kundër edhe statistikat. Flamurtari ka 12 vite pa fituar në transfertë përballë Tiranës. 2 nëntori i vitit 2013 shënon edhe datën e fundit të fitores së kuqezinjve në kryeqytet ndaj bardhebluve, me rezultatin 2-0. Që prej asaj kohe gjithçka ka qenë “malore” e vërtetë. Të dyja skuadrat janë në pritje të fitores së parë dhe mbetet me shumë interes të shihet se cila prej tyre do të jetë me fat.
NISJE E KEQE
Tekniku spanjoll Karlos Garsia, i ardhur te Flamurtari me bujë dhe me shpresë të madhe, prej shkollës dhe traditës që përfaqëson, ka rezultuar një dështim sidomos në dy javët e para. Më keq nuk ka ku të shkojë për një skuadër pretendente. Në debutim të gjithë prisnin fitoren, por ajo nuk erdhi. Javën e parë Garsia e nisi me humbje përballë Elbasanit, me autogolin e lojtarit të Realit, Rodriguez.
Nuk “gatuan” asgjë as me Bylisin, ku morën vetëm një barazim 3-3 me dy golat e Erald Maksutit dhe një të Sami Bourard me penallti. Rezultatet nuk i japin aspak të drejtë pritshmërive ndaj spanjollit, ndaj stoli duket se ka nisur të lëkundet. Vetëm një fitore ndaj Tiranës do të mund ta shpëtonte për të vijuar më tej eksperiencën kuqezi, të parën në Shqipëri.
SITUATA TE KUQEZINJTË
Trajneri Karlos Garsia ka një skuadër të plotë, por duket se mungon ende harmonizimi. Ekipi po has probleme si në mbrojtje, ashtu edhe në sulm. Nga të vetmit që nuk është bashkuar ende me grupin është Idriz Batha.
Para nisjes për në Turqi, Batha dëmtoi gjurin, duke pësuar një këputje parciale të ligamentsh kryqëzor. Dëmtimi u konfirmua për Panorama Sport edhe nga vetë Idriz Batha. Futbollisti po ndiqet nga përgatitësi atletik Anibal Gonzales. Pritet të shihet gjendja e tij në vijim, por gjasat janë që rikuperimi të kërkojë kohë të konsiderueshme.
ERMAL SIKA-PANORAMASPORT.AL













