EKSKLUZIVE/ Sapo u largua nga Partizani, Abilaliajt i del emri te klubi tjetër i Superiores

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 9, 2025 | 23:57

EKSKLUZIVE/ Sapo u largua nga Partizani, Abilaliajt i del emri te klubi tjetër i Superiores

Ende nuk është e qartë nëse Françesko Moriero do të marrë staf me vete te Flamurtari. Ndihmësit e Karlos Garsias, zëvendëstrajneri Havier Visea dhe përgatitësi atletik Anibal Gonzales, të cilët u larguan pas ndeshjes me Dinamon, nuk pritet të rikthehen.

Abilaliaj

Kushtet e klubit janë që në staf të vijojnë si zëvendëstrajnerë Lejdi Liçaj dhe Andi Ribaj. Në rrezik është edhe Artim Pollozhani, drejtori sportiv i klubit, që ka pasur përgjegjësinë e merkatos.

Në Vlorë po flitet për ndryshime të mundshme në drejtim, dhe nuk përjashtohet mundësia që kjo detyrë t’i besohet ish-drejtorit të Partizanit, Arbër Abilaliaj, i cili e njeh mirë ambientin vlonjat dhe ka marrëdhënie të mira me administratorin Sinan Idrizi. Vlonjati mund të rikthehet në shtëpi, pasi vetëm pak ditë më parë u largua nga të kuqtë.

ERMAL SIKA-PANORAMASPORT.AL