EKSKLUZIVE/ Rikthehen “makthet” për Partizanin ndaj Tiranës, FSHF cakton gjyqtarin e derbit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 7, 2025 | 9:34

EKSKLUZIVE/ Rikthehen “makthet” për Partizanin ndaj Tiranës, FSHF cakton gjyqtarin e derbit

Sot do të luhet derbi i kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit, sfidë që nis prej orës 18:00. “Panorama Sport” mëson ekskluzivisht se Juxhin Xhaja pritet të drejtojë këtë takim të vlefshëm për javën e 15-të të Superiores.

xhaja

Për gjyqtarin ndërkombëtar të FIFA-s do të jetë hera e 11-të, që vendos drejtësi në derbi. Kujtimet për Partizanin nuk janë aspak të mira si klub mik, pasi rikthehen makthet e humbjeve 5 me 1 dhe 3 me 0 në stadiumin “Air Albania”.

Të dyja këto ndeshje ku Tirana ka gjuajtur katër penallti në total. Nga viti 2017 në dhjetë derbi të luajtura me Xhajën si kryesor, Tirana ka fituar katër dhe Partizani dy. Në anën tjetër katër janë mbyllur me barazim. Plot 14 gola të shënuar nga bardheblutë dhe vetëm shtatë nga të kuqtë, e tregojnë si gjyqtar me fat për bardheblutë.

Idriz Batha ka goditur plot tre penallti të akorduara nga 35-vjeçari ku një i përkiste Partizanit dhe dy të tjera Tiranës. Stenio Zhunior, Emanuel Ernest dhe Ualid Zharmuni janë të tjerë lojtarë që kanë gjuajtur penallti gjatë kësaj kohe.

Xhaja po ashtu është i njohur edhe për kartonat e kuq. Eneo Bitri, Agustin Torasa, Masanga Matondo dhe Bruno Lulaj janë ndëshkuar nga të dyja skuadrat duke qenë në fushë.

BILANCI I DERBIT ME JUXHIN XHAJËN SI KRYESOR           

28 prill 2017, Tirana 1-2 Partizani

28 shkurt 2020, Tirana 5-1 Partizani

4 dhjetor 2020, Tirana 0-0 Partizani

23 dhjetor 2021, Partizani 1-2 Tirana

5 mars 2022, Tirana 0-0 Partizani

2 tetor 2022, Partizani 0-2 Tirana

6 mars 2023, Partizani 2-0 Tirana

3 dhjetor 2023, Tirana 1-1 Partizani

21 shtator 2024, Partizani 0-0 Tirana

7 prill 2025, Tirana 3-0 Partizani

PANORAMASPORT.AL