Postuar: Dhjetor 19, 2025 | 23:03
EKSKLUZIVE/ Orges Shehi zëvendëson Martinin te Vllaznia? Trajneri zbulon të vërtetën për “Panorama Sport”
Lajmi i bujshëm dje ishte që Orges Shehi do të marrë vendin e trajnerit Edi Martini te Vllaznia, në rast se ky i fundit nuk ia dal të fitojë ndeshjen me Tiranën.

I kontaktuar nga “Panorama Sport”, Shehi ka mohuar kontaktet me kuqeblutë. Kështu trajneri durrsak konfirmon se nuk ka asgjë të vërtetë për kalimin e tij në Shkodër.
Vetë Shehi ishte për herë të fundit pjesë e Ballkanit, ndërsa u largua duke i lënë suharekasit në pozita komode. Tashmë Ballkani vijon rrugëtimin e tij duke kryesuar Superligën e Kosovës.
Vllaznia ndërkohë ka harruar si fitohet në kampionat. Sfida e radhës për ta është në transfertën e Tiranës, më 20 dhjetor ora 13:30.
PANORAMASPORT.AL













