EKSKLUZIVE/ “Nuk e bënte dot”, Vasil Ruci komenton çështjen Trashi te Flamurtari: Është një gjë kaq e “trashë”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 30, 2026 | 18:41

EKSKLUZIVE/ “Nuk e bënte dot”, Vasil Ruci komenton çështjen Trashi te Flamurtari: Është një gjë kaq e “trashë”

Vasil Ruci mendon se në situatën ku ndodhet Flamurtari ka më shumë nevojë për konsultim. Për “Panorama Sport”, legjenda e futbollit vlonjat këshillon që Andi Ribaj dhe Lejdi Liçaj të marrin sa më shumë mendime nga Alfred Ferko dhe Luan Birçe për shkak të ekzistencës së madhe që ata kanë.

RUCI

Ruci mendon se vetëm kështu vendimmarrjet do të jenë më të sakta dhe të vlefshme për skuadrën. Ish trajneri mendon se vetëm kështu Flamurtari mund të qëndrojë në Superligë.

“Gjëja më e rëndësishme te Flamurtari sot është konsultimi. Ata trajnerë që janë aktualisht në krye të skuadrës duke qenë të dytë gjithë kohën kanë krijuar marrëdhënie të tjera me futbollistët. Këto lloj marrëdhënieje në përgjithësi janë të vështira për vendimarrje. Fillimisht konsulta duhet të jetë shumë e madhe. Konsulta gjithnjë me njerëzit që kanë këta afër ekipit siç janë Alfred Ferko, Luan Birçe që kanë një eksperiencë më të madhe. Kjo lloj konsulte do të ketë vendimmarrje më të sakta, më të mira. Nëse do të jetë kështu gjërat janë të mira që Flamurtari të qëndrojë në Superiore”, shprehet fillimisht Ruci.

ÇËSHTJA TRASHI – Ish trajneri dhe ish futbollisti i njohur komenton edhe pezullimin që klubi ka vendosur ndaj kapitenit Lorenc Trashi, një ngjarje që bëri bujë ditët e fundit në Vlorë por edhe në opinionin sportiv në vend. Vasil Ruci tha se për gjykimin e kësaj situate duhet një pjekuri e madhe ndërsa thotë se ajo që ka ndodhur është shumë e “trashë” që një futbollist me eksperiencë nuk e bënte dot. Sipas Rucit vendimin e marrë e di më mirë klubi, por as sigurt është se nëse Trashi do të vazhdonte të ishte në fushë do të krijonte mosbesim tek tifozët.

“Ato janë çështje që në përgjithësi ne flasin për ato që kemi parë por vendimet merren në kurriz të kujt ka rënë ajo. Në raste të tilla do një pjekuri të mirë. Vendimi që është marrë duhet të jetë ndoshta i mirë sepse kanë më shumë informacion njerëzit të cilët kanë thënë. Por unë nga mendimi im se ajo që ka ndodhur është një gjë kaq e “trashë” sa që një futbollist me eksperiencë nuk e bënte dot. Vendimin që ka marrë më mirë e dinë ata. Sido që të jetë krijoi një mosbesim tek tifozët dhe do ta kishte të vështirë që të ishte më në fushë sepse ne të parët që do të ndeshej ishin tifozët që nuk e pranuan atë gjë”, përfundon Ruci.

ERMAL SIKA-PANORAMASPORT.AL