EKSKLUZIVE/ Mund të luajë në 3 pozicione, një kanadez është në provë te Tirana. Pritet vetëm firma

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 28, 2025 | 11:27

EKSKLUZIVE/ Mund të luajë në 3 pozicione, një kanadez është në provë te Tirana. Pritet vetëm firma

Sulmuesi Oluvabori Falaje pritet të jetë përforcimi i radhës te Tirana. “Panorama Sport” mëson ekskluzivisht se kanadezi tashmë ka ardhur në kryeqytet dhe është në provë. 

oluwabori-falaye-1675147694-101085

Nëse gjithçka shkon ashtu siç pritet nga drejtuesit bardheblu, sulmuesi do të firmosë me ekipin. Prej shkurtit të 2025-ës ai është pa skuadër dhe tashmë duket i gatshëm për një aventurë të re.

26-vjeçari ka qenë pjesë e skuadrave si FSV Frankfurt, Hilden dhe së fundmi te TSC Aubstadt.

Ndërkohë rikujtojmë që sot Tirana do të zhvendoset në Greqi për të kryer fazën përgatitore për disa ditë.

OLSI AVDIAJ-PANORAMASPORT.AL