EKSKLUZIVE/ “Idhull kam Lukakun”, Tsage merr zemër pas fitores me Egnatian: Elbasani kërkon Final Four (E PLOTË)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 9, 2025 | 20:42

EKSKLUZIVE/ “Idhull kam Lukakun”, Tsage merr zemër pas fitores me Egnatian: Elbasani kërkon Final Four (E PLOTË)

Ndaj Egnatias kemi parë ndoshta Blaise Tsaguenë që të gjithë prisnin në Elbasan. Një sulmues potent që mbron topin, rrezikon dhe, mbi të gjitha, shënon, duke i dhënë skuadrës së tij fitoren.TSAGUEMe rrjetën ndaj rrogozhinasve, ai shkoi në kuotën e gjashtë golave, me synimin për të bërë edhe më mirë në ndeshjet e mbetura. Të paktën, kështu shprehet sulmuesi nga Bregu i Fildishtë në një intervistë të dhënë enkas për “Panorama Sport”, i cili, tri ndeshje nga fundi, ka besim se skuadra do ta arrijë “Final 4”. Sipas tij, ekipi synon fitoren edhe ndaj Bylisit, ndërsa futbolli shqiptar i duket shumë fizik. Në fund, zbulon edhe lojtarin nga i cili frymëzohet më së shumti.

Blaise, si ndiheni pas fitores me Egnatian dhe golit të shënuar?

Normalisht që jam shumë i lumtur me fitoren e arritur dhe veçanërisht që kam ndihmuar skuadrën time me golin që shënova. Është një gol që iu kushtua nënës sime.

Tani jeni vetëm një pikë larg Partizanit. Sa të mundshëm e shihni vendin e katërt?

Synimi ynë është të përfundojmë në vendin e katërt. Nuk kemi më vend për gabime dhe çdo gjë është e mundur. Ne do të luftojmë deri në fund për t’ia dalë mbanë.

Ndeshjen e radhës e keni me Bylisin, si e prisni? Fitorja është opsioni i vetëm ndaj Bylisit dhe do bëjmë maksimumin tonë për t’ia arritur.

Sa i kënaqur je me performancën tënde deri më tani? Të them të drejtën, nuk jam plotësisht i kënaqur. Do të kisha dashur të bëja më mirë dhe do të bëj maksimumin tim deri në fund.

Si të duket futbolli shqiptar? Mund të them se futbolli shqiptar është më fizik, sepse ka shumë duele dhe intensitet.

Si të duket qyteti i Elbasanit? Më pëlqen Elbasani. Është një qytet i qetë, mikpritës, pa dhunë.

Nga cili lojtarë frymëzohesh?

E marr frymëzimin nga Lukaku.

VLADIMIR MEMA-PANORAMASPORT.AL