EKSKLUZIVE/ I komunikohet shkarkimi, klubi i Superiores mbetet pa trajner

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 6, 2025 | 23:35

EKSKLUZIVE/ I komunikohet shkarkimi, klubi i Superiores mbetet pa trajner

Tashmë nuk ka dyshime. Flamurtari është pa trajner, pasi “Panorama Sport” mëson se klubi vlonjat i ka komunikuar shkarkimin trajnerit Karlos Garsia.

garsia

Flamurtari ka skuadrën me ecurinë më të keqe në Superiore. Pas gjashtë javësh të luajtur numëron vetëm 2 pikë, ndërsa para fillimit të sezonit u zbuluan objektiva madhorë për kampionatin.

Garsia nuk numëroi asnjë fitore me Flamurtarin. 41-vjeçari nga Spanja regjistroi katër humbje dhe dy barazime gjatë kësaj kohe. Sfida e fundit që u humb ishte ndaj Dinamos.

ERMAL SIKA-PANORAMASPORT.AL