EKSKLUZIVE/ I eliminoi vjet nga Liga e Konferencës, Tirana pranë firmës me një mesfushor

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 5, 2025 | 22:32

EKSKLUZIVE/ I eliminoi vjet nga Liga e Konferencës, Tirana pranë firmës me një mesfushor

Tirana është gati të bëjë një tjetër afrim në këtë merkato vere. “Panorama Sport” mëson ekskluzivisht se bardheblutë janë pranë firmës me një mesfushor. Bëhet fjalë për brazilianin, Eliton Zhunior.

OFFICIELLT: Eliton Júnior klar för Torpedo Kutaisi

27-vjeçari doli lojtar i lirë që në 5 qershor kur e mbylli me Amazonas dhe tani është gati për një eksperiencë të re në Shqipëri.

Ai ka qenë pjesë edhe e Torpedo Kutaisi, skuadra e cila e eliminoi vjet Tiranën në raundin e dytë të Ligës së Konferencës.

Rikujtojmë që aktualisht bardheblutë ndodhen në Greqi për të kryer fazën përgatitore para nisjes së sezonit të ri.

OLSI AVDIAJ-PANORAMASPORT.AL