EKSKLUZIVE/ Haxhiu: Katër ndeshjet në shtëpi, vendimtare për Flamurtarin. Moriero po i jep frymën e duhur skuadrës (E PLOTË)
Katër ndeshjet në shtëpi do të jenë vendimtare për vazhdimësinë e Flamurtarit ndaj nuk lejohen gabimet. Ky është apeli i ish-futbollistit Saimir Haxhiu.

Gjatë një interviste për “Panorama Sport”, Haxhiu thotë se kuqezinjtë dhanë shpirtin në fushë në ndeshjen me Teutën, por si çelësin e suksesit veçon dyshen Diavara-Marku. Vlerëson Sinan Idrizin për largimin e trajnerit Karlos Garsia ndërsa për Françesko Morieron thekson se e njeh Superioren dhe se trajnimi i Laçit e ndihmon shumë. Haxhiu shpreh vlerësimin për organikën që kanë kuqezinjtë.
Flamurtari shënoi më në fund fitoren e parë në kampionat me Vllazninë, e pritët?
Për të qenë i sinqertë ndeshja me Vllazninë erdhi në momentin e duhur për Flamurtarin sepse luan futboll të hapur dhe jo të pistë. Flamurtari s’kishte alternativë tjetër, duhej të jepnin shpirtin në fushë dhe këtë e bën më së miri.
Cili ishte çelësi i suksesit?
Përtej shpirtit të garës që u pa gjithë ndeshjen pashë një skuadër të vendosur mirë. Çifti në fushë aktivizimi Diavarasë dhe Markut për mua ishte çelësi i suksesit.
Ka ndikuar trajneri i ri në këtë ndryshim?
Shiko, trajneri i ri ishte zgjidhja më e duhur që bëri presidenti sepse Garsia nuk e njohu dot Superioren. Morieron e ndihmon trajnimi i Laçit. Të paktën di fizionominë e Superiores, agresivitetin në lojë dhe përgatitjen fizike.
Ju do të ishit për trajner shqiptar në këtë situatë ku gjendet skuadra?
Unë do të isha për këdo trajner që njeh Superioren dhe që bën skuadrën të vrapojë dhe jep hakun kujtdo që stërvitet i disiplinuar. Nuk ka rëndësi për trajner i huaj apo shqiptar edhe pse disa prej trajnerëve shqiptarë janë tashmë të formuar profesionalisht.
Pesë ndeshje në shtëpi, a mund të dalë kjo skuadër nga zona e rrezikut?
Kjo skuadër me Vllazninë më ngrohu me ndonjë ndryshim të vogël duke më dhënë besim se do dalë nga zona e rrezikut. Shoh skuadrat e tjera përveç katër të “Final Four” që nuk kanë organikën që ka Flamurtari, vetëm se janë fizikisht më mirë.
Mendoni se kanë ndryshuar tashmë objektivat për Flamurtarin?
Për objektivat e skuadrës do i duhet që llogaritë ti bëjë pas katër ndeshjeve në shtëpi që janë shumë të rëndësishme për vazhdimësinë.
Si e shikoni kampionatin e këtij viti?
Kampionatin e këtij viti e shoh të luftuar shumë. Pak cilësi dhe shumë kartonë. Flamurtari, Vllaznia dhe Elbasani po e zbukurojnë me tifozëritë e tyre.
ERMAL SIKA-PANORAMASPORT.AL













