EKSKLUZIVE/ Flamurtari “pa frena” në merkato, rrëmben edhe talentin që është pjesë e Kombëtares U-21

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 19, 2025 | 19:16

EKSKLUZIVE/ Flamurtari “pa frena” në merkato, rrëmben edhe talentin që është pjesë e Kombëtares U-21

Flamurtari ka realizuar një tjetër goditje të rëndësishme në merkato, teksa ka siguruar shërbimet e sulmuesit shkodran, Erald Maksuti.

maksuti apolonia

“Panorama Sport” mëson ekskluzivisht se kuqezinjtë pritet të zyrtarizojnë afrimin e radhës në këtë merkato vere, duke firmosur me sulmuesin e ri premtues Erald Maksuti. 21-vjeçari vjen nga ekipi i Apolonisë në Kategorinë e Parë dhe shihet si një investim për të tashmen dhe të ardhmen e skuadrës kuqezi, që këtë sezon synon të konfirmohet në elitën e futbollit shqiptar.

Maksuti ka lënë gjurmë duke realizuar 12 gola dhe duke dhënë 8 asiste në sezonin e fundit, ndërsa paraqitjet e tij të mira i kanë siguruar edhe ftesën në përfaqësuesen U-21 të Shqipërisë. Një lojtar i shpejtë, teknik dhe me nuhatje për golin, ai pritet të shtojë konkurrencën në repartin ofensiv të Flamurtarit, që po ndërtohet me kujdes nga drejtuesit dhe stafi teknik në funksion të objektivave të sezonit të ri në Superiore.

HILMI SALIU – PANORAMASPORT.AL