EKSKLUZIVE/ Final Four, analiza e Redi Jupit: Egnatia favorite, Dinamon e penalizojnë… (E PLOTË)
Superiorja ka hyrë në fazën më të nxehtë duke qenë se janë luajtur ndeshjet e para të “Final 4”, aty ku në ndeshjet e para ka pasur rezultate surprizë. Dinamo dhe Egnatia fi tuan sfi dat e tyre, duke i sjellë disfatë dy vendeve të paranë kampionat, siç ishin Elbasani e Vllaznia. Këto rezultate, e kanë hapur garën për titull siç thotë Redi Jupi në një intervistë të dhënë për gazetën “Panorama Sport”. Jupi sheh favorite skuadrën e Egnatias në këtë pikë të kampionatit, duke shtuar se rezultatet që Dinamo ka pasur gjatë sezonit, janë peng në garën për titull kampion.

Redi, u luajtën ndeshjet e para të “Final 4”. Si e ke parë duke marrë parasysh që dy skuadrat favorite u mundën?
Jam shprehur gjatë gjithë sezonit, pavarësisht rezultateve të përjavshme, se Dinamo dhe Egnatia kanë ekipet më cilësore në kampionat. Kjo javë tregoi pikërisht këtë gjë në mënyrë të qartë. Por, të them të drejtën, nuk e mendoja që diferencat të ishin kaq të mëdha dhe kaq të dukshme në fushë. Shpresoj që të ketë qenë thjesht një ditë jo e mirë e Elbasanit dhe Vllaznisë, në mënyrë që në vazhdim të kemi ndeshje më të ekuilibruara dhe më interesante për kampionatin.
A mendon se është rihapur gara për titull?
Gara për titull është komplet e hapur tashmë. Janë tre ekipe me pikë të barabarta. Edhe pse Elbasani dhe Vllaznia krijuan një shkëputje shumë të madhe gjatë kampionatit të rregullt, tani në këtë fazë gjithçka fi llon praktikisht nga e para dhe çdo ndeshje ka peshë maksimale
Kë sheh si skuadrën më të favorizuar për të fituar titullin?
Skuadra më e favorizuar në këtë pikë mbetet Egnatia. Unë mendoj që Dinamo ka skuadrën më të mirë në aspektin e cilësisë së lojtarëve, por diferenca në pikë e krijuar gjatë kampionatit i ka hequr një mundësi shumë të madhe për të qenë realisht pretendente kryesore deri në fund.
Duke parë fitoren që mori Dinamo ndaj Vllaznisë, a mendon se ka “pengje” për ndeshje specifike në kampionat?
Pikërisht këtë po thoja edhe më lart, që Dinamo ka shumë pengje me atë që pamë në ndeshjen me Vllazninë. Ka pasur ndeshje ku mund të kishte marrë më shumë dhe kjo ndikon në gjithë sezonin. Fitimi i Kupës është një objektiv i rëndësishëm dhe i arritur, por ikja e titullit kampion mbetet një pishman i madh, ndoshta për të dytin vit rresht, duke lënë ndjesinë se mund të bëhej më shumë.
A prisje që Dinamo të ishte jashtë garës për titull?
Nuk e prisja në nëntor dhe dhjetor të 2025, sepse në atë periudhë dukej një skuadër më konkurruese. Por duke parë çfarë ka prodhuar në 2026, është madje shumë edhe fakti që u fut në “Final 4”. Pra, në përgjithësi ka bërë më pak se pritshmëritë dhe se potenciali që kishte. Edhe ndeshjet e rëndësishme si ajo me Elbasanin apo fi nalja e Kupës me Egnatian e tregojnë qartë këtë diferencë.
Luhen ndeshjet e dyta, Dinamo-Elbasani dhe Vllaznia-Egnatia. Si i parashikon këto ndeshje?
Do të ishte pak çudi, duke parë çfarë ndodhi në ndeshjet e para, që Vllaznia dhe Elbasani të arrijnë të përmbysin situatën, sepse u pa një diferencë cilësie në raport me kundërshtarët. Megjithatë, nga ana tjetër pres edhe një reagim të fortë nga këto skuadra, pasi kanë bërë një kampionat të gjatë dhe kanë mbledhur pikë me shumë meritë. Gjithsesi, shpresoj të kemi ndeshje cilësore, ku ekipet të shprehen në maksimum dhe të respektojnë tifozët që besoj do të jenë të pranishëm për t’i mbështetur.
Me fitimin e Kupës dhe atë që Dinamo ka arritur deri më tani, a e konsideron sezon të suksesshëm?
Nuk besoj se mund të quhet sezon i suksesshëm për Dinamon. Fitimi i Kupës e “shpëtoi” sezonin në një farë mënyre, por nuk është marrë maksimumi i potencialit që kjo skuadër kishte në dispozicion gjatë gjithë vitit. Mbetet një ndjesi që mund të ishte bërë më shumë.
Çfarë duhet të bëjë ndryshe Dinamo sezonin e ardhshëm për të pretenduar më shumë?
Dinamo në sezonin e ardhshëm duhet fi llimisht të mbajë grupin që ka, sepse është vërtet një grup me shumë cilësi dhe potencial. Më pas, është shumë e rëndësishme që të performojë në mënyrë të qëndrueshme gjatë gjithë sezonit, jo vetëm në periudha të caktuara. Pra nuk mendoj se i duhen ndryshime të mëdha në organikë, por më shumë menaxhim më i mirë i vlerave dhe stabilitet në performancë.
Meqë po afrohet edhe merkatoja, cilat janë repartet që i sheh si detyrim për të ndërhyrë?
E thashë edhe më lart që Dinamo ka një grup shumë cilësor dhe praktikisht dy formacione. Prandaj, prioriteti kryesor duhet të jetë konfi rmimi i këtij grupi dhe ruajtja e stabilitetit.
ERJON ALLARAJ-PANORAMASPORT.AL













