EKSKLUZIVE/ FIFA i hap merkaton, Vllaznia merr lajmin e mirë para klasikes me Tiranën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 10, 2025 | 8:17

EKSKLUZIVE/ FIFA i hap merkaton, Vllaznia merr lajmin e mirë para klasikes me Tiranën

Vllaznia ka marrë një lajm të mirë dje në mbrëmje nga FIFA.MENSAH“Panorama Sport” zbulon ekskluzivisht se klubi është njoftuar për zhbllokimin e merkatos, teksa ka zgjidhur detyrimet që kishte ndaj ish-mesfushorit Lorik Boshnjaku, si dhe klubit maltez Valeta për Eslit Salën.

Klubi shkodran ka bërë dy afrime në merkaton e janarit, mbrojtësi Serjan Repaj dhe sulmuesin Alfred Mensah.

Me zhbllokimin e merkatos, të dy pritet të jenë të gatshëm sot kundër Tiranës. Ndërkohë, si për ironi të fatit, e njëjtë është situata edhe te bardheblutë para kësaj ndeshje. Ashtu si shkodranët, edhe Tirana ka bërë dy afrime, por vetëm sot do të mësohet nëse merkatoja do t’i zhbllokohet për t’i hapur rrugën federimeve. Dje nga FSHF nuk pati asnjë konfirmim.

PANORAMASPORT.AL