Postuar: Janar 18, 2026 | 18:01
EKSKLUZIVE/ Duhet të ishte transferimi i parë, dështon afrimi te Partizani në merkaton e janarit
Transferimi i Karlos Rivas te Partizani ka dështuar. “Panorama Sport” mëson se sulmuesi nga Peruja është larguar nga kompleksi i “demave”.

Gazeta tregoi më parë për situatën e 25-vjeçarit, që nuk kishte firmosur. Trajneri Kërnaja e mbajti në vëzhgim për disa ditë, ndërsa vetë Rivas numëron tetë muaj pa një ndeshje zyrtare.
Partizani po kërkon për të paktën një sulmues anësor në merkato. Dështimi i pistës “Rivas” bën që klubi të shikojë për elementë të tjerë në ditët e mbetura.
Deri tani vetëm Kamer Qaka është prezantuar. Ky i fundit përforcoi repartin e mesfushës.

PANORAMASPORT.AL













