Transferim te Partizani? “Panorama Sport” zbulon të vërtetën me sulmuesin e kërkuar që nuk luan prej 8 muajsh
Karlos Rivas është emri i parë në merkaton e janarit, që përflitet se mund të veshë fanellën e Partizanit. “Panorama Sport” zbulon ekskluzivisht se 25-vjeçari nga Peruja është në stërvitje me të kuqtë, por akoma nuk ka firmosur.

“Demat” nuk po nxitohen me anësorin, pasi nuk luan një ndeshje zyrtare prej tetë muajsh sipas regjistrimeve në “transfermarkt” ku as nuk ka një vlerësim. Do të mbetet në dorën e trajnerit Kërnaja, që të thotë fjalën e fundit.
25-vjeçari luan në krahun e majtë të sulmit dhe Kërnaja nuk e ka fshehur dëshirën, që ekipi të përforcohet me sulmues anësor. Rivas mbahet mend në Superiore për 23 paraqitjet te Kukësi ku realizoi dy gola dhe asistoi dy të tjerë. Verilindorët ranë nga kategoria pikërisht në edicionin 2023/24.
Sot u zyrtarizua drejtori sportiv Agrim Ibraimi. Për këtë lëvizjet në merkato pritet të jenë disa.
PANORAMASPORT.AL













