Ekipi i parë i prish punë “B”-së, skenari që do të trondiste klubin e Partizanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 7, 2025 | 22:22

Ekipi i parë i prish punë “B”-së, skenari që do të trondiste klubin e Partizanit

Partizani i Kërnajës po mundohet të bëjë më mirë se ai i Mladen Milinkoviç. Megjithatë, në përfundim të dhjetë javëve janë vetëm 9 pikë të grumbulluara. Kjo shifër e mban Partizanin në zonën e ftohtë, më konkretisht si vend i tetë që përkon me “play out”. Partizani i këtij sezoni po funksionon vetëm me moshat dhe në Kategorinë e Dytë, aty ku pikërisht ndodhet në vendin e parë te Grupi B. Më konkretisht bëhet fjalë për pesë javë të luajtura ku statistikat janë mbresëlënëse.

partizani

EKIPI B- Ndryshe edhe Partizani i dytë, mban vendin e parë në Grupin B. Janë pesë fitore në po kaq ndeshje nën drejtimin e Oltijon Kërnajës, që kanë rritur entuziasmin gjatë kësaj kohe. Plot 19 gola të shënuar dhe vetëm dy të pësuar në ndeshjen e fundit, janë fryt i punës që filloi në korrik. Oriku që nuk ka pësuar asnjë gol deri tani, shikohet si rival i denjë dhe po ashtu Bylis B. Të dyja ekipe këto me vetëm 2 pikë më pak. Ndaj pjesës tjetër është krijuar një distancë që në fillimi. Partizani B ka për objektiv ngjitjen, por një skenar tragjik do të trondiste gjithë klubin.

RREGULLI- Shqipëria, ashtu si edhe vendet e tjera, ndalon ekipin A dhe atë B që të garojnë në të njëjtën kategori. Partizani rrezikon seriozisht rënien me atë që ka treguar në fushë deri tani, kështu edhe ekipi B mbetet në “ajër”. Kërnaja vazhdon në krye të dy skuadrave ku gjithsesi ambiciet vazhdojnë t’i tregojnë të mëdha. Në rast se ekipi A do të provonte Kategorinë e Parë pas 13 vitesh, atëherë nuk do të mundet ekipi B. Partizani rrezikoi mjaft shumë në elitë edhe në edicionin 2019/20, por në fund ishte thuajse e njëjta situatë. Ekipi B përmes “play-off” ia doli që të ngjitet në Kategorinë e Parë dhe edicioni i ardhshëm ishte historik.

MOSHAT- Partizani i moshave po bën mjaft mirë deri tani. Në kampionatet e Superiores së grupmoshave ku mund të evidentohen elementë për të ardhmen, U-19, U18 dhe U-17, të kuqtë janë në garë për kreun e renditjes. Njëjtë si për ekipin B, mund të thuhet se aty është një pasqyrë krejt tjetër nga çfarë po përjeton ekipi i parë. Ekipi U-19 ka 3 pikë më pak se Laçi kryesues, por me një ndeshje ndaj Skënderbeut më tepër për të luajtur. Këto të fundit për shkak të angazhimit në “UEFA Youth League”, nuk kanë pasur startin e duhur. Ekipi U-18 ndjek Tiranën me 1 pikë më pak. Në anën tjetër është ekipi U-17, që kryeson me 1 pikë më shumë se Vora. Akademia e Partizanit po funksionon në kampionatet respektive, ashtu si edhe ekipi B në Kategorinë e Dytë. Për këtë situata në elitën e futbollit shqiptar është mjaft e çuditshme.

PANORAMASPORT.AL