Postuar: Mars 25, 2026 | 16:07
Ekipet e elitës masin forcat me Kategorinë e Parë, zyrtarizohet edhe miqësorja e tretë për këtë javë
Vora do të përballet me Korabin të dielën, më 29 mars. Sfida miqësore do të nisë prej orës 15:00 në “Stadiumin Vora”.

“Të dielën, skuadra jonë do të zhvillojë një ndeshje miqësore përballë ekipit të Korabit. Takimi do të nisë në orën 15:00 dhe do të luhet në Stadiumin Vora”, shkruan klubi i Vorës.
Vora po lufton për mbijetesën në Abissnet Superiore. Korabi ndërkohë ka mundësinë që të jetë pjesë e “play off” për elitën e futbollit shqiptar.
Kjo është miqësorja e tretë e zyrtarizuar deri tani për këtë javë. Më parë është njoftuar se Elbasani mat forcat me Skënderbeun, ndërsa Partizani me Laçin.
PANORAMASPORT.AL













