Egnatia synon kualifikimin, në Rrogozhinë zbarkon gjyqtari që bëri histori në finalen e Ligës së Kampioneve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 27, 2025 | 21:58

Egnatia synon kualifikimin, në Rrogozhinë zbarkon gjyqtari që bëri histori në finalen e Ligës së Kampioneve

Egnatia kërkon kalimin për herë të parë të një turi në Europë dhe ka shansin e artë përballë Dinamo Minsk të cilën e ka mundur në transfertë 2-0.  Për të dytin vit radhazi rrogozhinasit kanë kaluar në turin e dytë të Ligës së Konferecnës vetëm falë tranzitit nga Liga e Kampioneve, por duan që këtë herë të tregojnë se nuk janë rastësisht në Europë dhe të kalojnë një tjetër tur.

asdasdasdsadasd

Për ndeshjen ndaj bjellorusëve të kësaj të enjte në stadiumin e Rrogozhinës, UEFA ka caktuar gjyqtarë nga Irlanda. Më saktësisht, kryesor është Kevin O’Sallivan, i cili gjykon për herë të parë në kompeticionet europiane për klube, pasi ka marrë stemën e FIFA-s në vitin 2024. Asistentë të tij janë Eoin Harte dhe Darrah Kigan, me Pol MekLahlin si gjyqtar të katërt.

Duke pasur parasysh se ky është një emër i ri, që duhet monitoruar, UEFA ka dërguar një ekspert si vëzhgues të arbitrave të zgjedhur për ndeshjen. Në stadiumin e Rrogozhinës, ai që do të monitorojë “xhaketat e zeza” është norvegjezi Terje Hauge, një nga gjyqtarët më të njohur të viteve 2000.

Ai ka drejtuar ndeshje të profilit të lartë të UEFA-s, në Europianë dhe Botërorë, ndërsa kulmin e karrierës  e kishte me finalen e Ligës së Kampioneve të vitit 2006 mes Barcelonës dhe Arsenalit. Ai u bë gjyqtari i parë në histori që jepte një karton të kuq në një finale të tillë, duke nxjerrë para kohe nga loja portierin Jens Lehman të Arsenalit.

E.KUKA-PANORAMASPORT.AL