Egnatia kampione, titulli i fituar nga forca e grupit. Rrogozhinasit ndërtuan suksesin mbi ekuilibrin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 2, 2026 | 8:20

Egnatia kampione, titulli i fituar nga forca e grupit. Rrogozhinasit ndërtuan suksesin mbi ekuilibrin

Triumfi i Egnatias në sezonin 2025/26 ishte produkt i një skuadre të kompletuar, ku pothuajse çdo repart dha kontribut të rëndësishëm gjatë rrugëtimit drejt titullit të tretë radhazi. Ndryshe nga shumë ekipe që mbështeten te një yll i vetëm, rrogozhinasit ndërtuan suksesin mbi ekuilibrin, rotacionin dhe shpërndarjen e përgjegjësive në të gjitha repartet.egnatiaNë total, 24 futbollistë morën minuta gjatë sezonit, ndërsa boshti i skuadrës mbeti i pandryshuar nga porta deri në sulm. Egnatia kishte portier të sigurt, mbrojtje solide, mesfushë me eksperiencë dhe një repart ofensiv ku golat u shpërndanë te disa lojtarë.

Porta, siguria e Dajsinanit

Një nga pikat më të forta të Egnatias ishte vazhdimësia në portë. Mario Dajsinani luajti 31 nga 38 ndeshjet e sezonit, duke qenë titullar i padiskutueshëm. Me 2790 minuta në fushë, ai ishte një nga futbollistët më të aktivizuar të skuadrës dhe ofroi garanci gjatë gjithë kampionatit. Levan Tandilashvili mori minuta në 7 ndeshje, ndërsa Daniel Aful debutoi me ekipin e parë, duke treguar se klubi po mendon edhe për të ardhmen.

Mbrojtja, themeli i suksesit

Reparti difensiv ishte ndër më të qëndrueshmit në Superiore. Arbenit Xhemajli ishte lideri i prapavijës, jo vetëm për minutazhin e lartë prej 2742 minutash, por edhe për ndikimin në organizimin e skuadrës. Katër asistet e tij tregojnë se kontribuoi edhe në fazën sulmuese. Abdurraman Fangaj dhe Anio Poçi garantuan stabilitet në krahë dhe në qendër, ndërsa Guilem Haime dhe Eljon Sota dhanë kontribut të vazhdueshëm. Zamig Alijev, pavarësisht se luajti më pak minuta se pjesa tjetër e mbrojtësve, arriti të shënojë një gol dhe të japë një asist.

Mesfusha, motori i kampionëve

Në mesin e fushës spikati Fernando Medeiros. Braziliani ishte futbollisti me më shumë paraqitje në skuadër, plot 37, ndërsa shënoi 5 gola. Ai ishte një nga elementët më të rëndësishëm në tranzicionin mes mbrojtjes dhe sulmit. Albano Aleksi vazhdoi të ishte lideri emocional dhe teknik i ekipit. Me 2610 minuta, 3 gola dhe 16 kartonë të verdhë, veterani ishte një nga futbollistët që sakrifi koi më shumë për skuadrën. Flamur Ruçi zhvilloi një sezon të mirë me 3 gola dhe 1 asist, ndërsa Altin Kryeziu dhe Kastriot Selmani garantuan ekuilibër në mesfushë.Xheferson shfrytëzoi minutat e kufi zuara duke realizuar një gol, ndërsa Januzi debutoi me ekipin e parë.

Sulmi, shumë alternativa dhe gola të shpërndarë

Një nga karakteristikat kryesore të Egnatias ishte fakti se nuk kishte një golashënues absolut. Sulmi u mbështet te disa futbollistë. Alesandro Albaneze dhe Sumaila Bakajoko përfunduan sezonin me nga 9 gola secili, duke qenë realizuesit më të mirë të ekipit. Albaneze shtoi edhe 2 asiste, ndërsa Bakajoko tregoi efi kasitet të lartë pavarësisht se luajti më pak minuta. Daniel Adjessa realizoi 6 gola në vetëm 639 minuta, një raport mbresëlënës që e bën një nga lojtarët më efikasë të sezonit. Po aq gola shënoi edhe Nikola Buriç, i cili ishte një alternativë e rëndësishme në repartin ofensiv. Mohammed Jahaja kontribuoi me 2 gola, Afonso Rodriguez me 1 gol në pak minuta, ndërsa Ildi Gruda dha ndihmën e tij në aspektin taktik dhe të lojës pa top.

EG

PANORAMASPORT.AL