Postuar: Maj 24, 2026 | 8:28
Egnatia i dha goditje formulës së re të Final Four, sot luhet sfida që i intereson vetëm Elbasanit
Elbasani do të përballet sot me Dinamon në sfidën e javës së dytë të Final Four. Ky takim do të nisë në orën 19:00 te stadiumi “Air Albania”.

Kjo ndeshje nuk i intereson dinamovitëve. Ekipi i Ilir Dajës është zyrtarisht jashtë garës për titullin kampion, pasi Egnatia mposhti Vllazninë.
Elbasanit ndërkohë i bën punë vetëm fitorja. Dhe nëse verdheblutë triumfojnë, do të renditen në vendin e dytë. Kjo për shkak se Egnatia kryesuese ka avantazhin e përballjeve direkte.
Egnatia mund të thuhet se i dha goditje formulës së re në Final Four. Kjo për shkak se tifozët e Dinamos në kryeqytet nuk janë të interesuar për sot, ndërsa mbetet për t’u parë sa do udhëtojnë nga Elbasani.
PANORAMASPORT.AL













