Edlir Tetova konfirmohet si trajner i Teutës, kapiteni Kotobelli: Të sigurt se do luajmë për objektiv tjetër

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 16, 2026 | 18:36

Edlir Tetova konfirmohet si trajner i Teutës, kapiteni Kotobelli: Të sigurt se do luajmë për objektiv tjetër

Teuta ia doli të mbijetojë në Abissnet Superiore, pasi mposhti Pogradecin me rezultatin 1-0. Kapiteni Blerim Kotobelli foli pas këtij takimi.

Screenshot 2026-05-16 183508

“Është një nga ndeshjet që unë është e para në karrierë që e luaj. Është shumë e vështirë. Më e lehtë të luash për kampion se këto ndeshje. E rëndësishme që ia dolëm dhe ishalla asnjëherë në këto situata.

Ka ndryshuar shumë. Presidenca, mendoj se… sigurisht që gjërat janë për mirë. Dhe pse ky sezon rrëshqiti, jam i bindur se sezoni që vjen do jetë Teutë ndryshe dhe pretendente.

Mendoj se pas janarit nuk ishim si dy fazat e para. Atëherë filloi rrëshqitja. Por pasi humbëm objektivin për vendin e katërt, pashë një motivim shumë ndryshe nga skuadra. Dhe ishte shumë e vështirë që ne të motivoheshim. Prandaj erdhëm në këtë situatë.

Si fillim këtë e vendosi profesor Hodo, por edhe lojtarët më me eksperiencë kemi biseduar të gjithë bashkë. Ishim me një mendim, që ta bëjmë 3-5-2 skemën. Pasi dhe vjet, profesor Hodo në këtë situatë ka qenë dhe ia ka dalë shumë mirë. Po dhe sivjet. Vendosëm të gjithë bashkë dhe mendoj se kjo skemë funksionoi. Ne kemi luajtur shumicën e kohës në sezonet që kanë kaluar, 3-5-2, dhe mendoj se kjo ishte më e mira.

Tetova? Është pritur shumë mirë. Po vjen një trajner që ka fituar shumë trofe dhe mezor po presim që të punojmë.

Vitin që vjen normale që do luajmë për objektiv tjetër. Të jeni të sigurt për këtë gjë.

Këtë trofe do ia jap mamit tim”, u shpreh Kotobelli për “RTSH”.

PANORAMASPORT.AL