“E vështirë për ne të luajmë kështu”, Daja pas humbjes ndaj Egnatias: E respektojmë, por nuk i frikësohemi
Trajneri i Dinamos, Ilir Daja, ka theksuar se Egnatia e kishte merituar fitoren ndaj skuadrës së tij, por ekipi i tij nuk frikësohej nga rrogozhinasit në një përballje të mundshme në “Final Four”.

“E para është që Egnatia e meritoi fitoren, bëri një pjesë të parë shumë të mirë dhe në pjesën e dytë u tërhoq për të ruajtur avantazhin. Ajo që nuk shkoi me ne është se nuk kemi pasur kontingjent, me ngjeshjen që u bë në këtë moment u pa që nuk kishim energji në këmbë, se të luash derbi të dielën dhe të mërkurën me Egnatian që kryeson, është e vështirë për ne. Egnatia ka kontingjent, ne e kemi përballuar me 10-15 vetë. Në pjesën e parë Egnatia ishte më e freskët se sa ne, edhe për rrugët e daljes së topit ne nuk kishim energji, nuk ishte problem i spostimit të lojtarëve për një manovër më të mirë.
Ne në fakt, të jemi koshient, ndeshjen e kemi përgatitur teorikisht se një ditë pas ndeshjes, ata që luajnë bëjnë stërvitje rikuperuese, dita e dytë për regjimet është më e lodhshme se e para. Ndaj ne nuk kemi pasur asnjë moment për të përgatitur ndeshjen, ashtu edhe Egnatia, por ajo ka një kontingjent më të plotë se kemi dëmtime. Ndaj ne kemi punuar me grupin për disa gjëra që kemi punuar më parë bashkë, por nuk funksionuan se kur lojtarët nuk kanë energji, nuk kanë çfarë manovre apo taktike të shfaqin në lojë.
Loran dhe Zabërgja janë dy lojtarët që pothuajse kanë bërë të gjitha ndeshjet 90 minuta. Në atë zonë që luan Zabërgja normalisht duhet të jetë linja e mbrojtjes dhe mesfusha që të furnizojë në hapësira ku ka efikasitet më shumë Kjo nuk ndodhi se e humbnim që te linja e mbrojtës për presingun e kundërshtarit, por edhe ndoshta të atyre elementëve që kishim në dispozicion që e kishin të vështirë që ta çonin topin në zona ku Zabërgja bëhet i rrezikshëm.
Dita nuk është gati se po të ishte gati, sigurisht do të ishte në fushë se është i rëndësishëm për ne, kapiteni i ekipit. Ne me zor mbajmë edhe Mandelën me minutazh të madh se edhe ai vjen nga dëmtimi. Ndërrimet pastaj u detyrova, se ekipi po mbante kundërshtarin, ne po na funksiononte ajo që nuk kishim në pjesën e parë fare.
Nëse edhe ne do të kemi kontingjentin e plotë, edhe ata, besoj se duhet të flasim ne momentin e duhur se ka një fazë të plotë të mbetur. Por personalisht në drejtimin e Dinamos, kam një fitore, një barazimi e një humbje me Egnatian. Që do të thotë se pavarësisht se është e avantazhuar dhe vjen si kampione dhe ka eksperiencë, në një ndeshje mund të ndodhë gjithçka. Ne e respektojmë në maksimumin por nuk e kem frikë”, tha Daja për RTSH pas ndeshjes.
PANORAMASPORT.AL













