E TRISHTË/ “Lepuri” që dashuronte Partizanin dhe çmendi Burrelin, ndahet nga jeta ish-mbrojtësi i kuq
Lajm i trishtë për futbollin shqiptar, ditën e sotme në datën 5 maj është ndarë nga jeta në moshën 73-vjeçare, ish-futbollisti i Partizanit, Petraq Sava.

Prej disa vitesh ai vuante nga sëmundja e sklerozës, teksa ditën e sotme u nda nga jeta. Po kush ishte Petraq Sava? Një karrierë e ndarë me dy klube: E para me njërën nga të mëdhatë e futbollit kombëtar, Partizanin dhe tjetrën me një formacion modest, protagonist në kategoritë inferiore, pastaj befasues dhe konkurrues me skuadrat e elitës: 31 Korriku i Burrelit.

Mbrojtës i talentuar, ndonëse shtatshkurtër, por të shkathët, mbret i lojës së ajrit, teksa tifozët e kuq i vendosën nofkën “Lepuri”.

Titullar te Partizani i Loro Boriçit, pastaj largimi për në Mat, duke u bërë lider në këtë formacion dhe komanduar lojën, strategjinë taktike, në arritjet e saj deri në Kategorinë e Parë.

PANORAMASPORT.AL













