E tha edhe Bellaj, te Vora janë të bindur për arsyet e zhgënjimit në barazimin ndaj Partizanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 6, 2025 | 19:30

E tha edhe Bellaj, te Vora janë të bindur për arsyet e zhgënjimit në barazimin ndaj Partizanit

Vora ndryshe nga ndeshjet e tjera paraardhëse, nuk u tregua cinike dhe agresive ndaj Partizanit, ashtu sikurse ka zhvilluar ndeshjet e fazës së parë. Gjithsesi pika e marrë në “Arenën e Demave” është një ogur i mirë për këtë skuadër të brishtë që debuton për herë të parë në historinë e kampionateve elitare.

vora

Ky barazim është një nisje e mbarë e fazës së dytë. Në këtë ndryshim të lojës së vorakëve kanë ndikuar dhe mjaft faktorë negativ, ku kryesor mbeten dëmtimet e shumta që po kalon kjo skuadër. Në çdo ndeshje do të kishte patjetër të paktën një lojtar të dëmtuar. Kështu e nisën kampionatin pa golashënuesin e tyre Manfredas Ruzgis. Po kështu pas tij u dëmtua sulmuesi që e zëvendësoi pothuajse gjatë gjithë fazës së parë, Luis Felipe, e më pas u dëmtua edhe Bernard Karrica e kjo e vështirësoi së tepërmi punën e trajnerit Arjan Bellai, i cili ka përdorur të gjitha alternativat e lojtarëve dublantë.

Një faktor tjetër që ndikoi jo pak te lojtarët e Vorës, në takimin kundër Partizanit ishte dhe mbivlerësimi i kundërshtarit. Por Vora ka dhe mjaft faktorë të tjerë që nuk po e lejojnë këtë skuadër të luajë ashtu “siç ja do shpirti” trajnerit Arjan Bellaj, siç është mungesa e stadiumit të saj dhe fusha e Partizanit ishte një fushë me bar sintetik që lojtarët vorakë nuk e dëshirojnë.

ABDULLA DUSHKU – PANORAMASPORT.AL