E PAPRITUR/ Edlir Tetova i jep lamtumirën Egnatias, pritet kalimi te një klub tjetër në Superiore
Edlir Tetova do t;i japë lamtumirën në fund të këtij sezoni, duke mbyllur karrierën e tij me rrogozhinasit pas përfundimit të “FINAL Four”. Ky është lajmi që është shpërndarë sot dhe që pritet të konfirmohet në konferencën për mediat qe do mbajë klubi rrogozhinas ditën e nesërme.

Sipas RTSH, trajneri durrsak ka vendosur që të mbyllë bashkëpunimin me rrogozhinasit me të cilët fitoi gjithçka në futbollin shqiptar, për të nisur një etapë të re të karrierës së tij, pikërisht te klubi i qytetit të lindjes, Teuta.
Tetova aktualisht vuan pezullimin 6-mujor nga FSHF pas ngjarjeve në ndeshjen me Vllazninë, ndaj nëse kjo situatë nuk ndryshon, ajo do të ketë qenë ndeshja e fundit e tij në pankinë me ekipin rrogozhinas me të cilin arriti majat e futbollit tonë.
PANORAMASPORT.AL













