Postuar: Qershor 1, 2026 | 22:55
E mbylli sezonin me medaljen e fituesit, futbollisti i jep lamtumirën klubit të Superiores
Klubi i Laçit do të ketë një fytyrë ndryshe në sezonin e ardhshëm në Superiore, si në pankinë, ashtu edhe në përbërje. Kurbinasit do të bëjnë lëvizje në merkato duke afruar futbollistë të rinj, por edhe duke larguar nga grupi ekzistues.

Një nga të parët që i ka dhënë lamtumirën klubit kurbinas ishte mbrojtësi Khalil Taleb. Nëpërmjet rrjeteve sociale, ai ka bërë të ditur se i jepte fund aventurës së tij në radhët e klubit kurbinas për të nisur një etapë të re në karrierë.
“Nga sot, pas 3 vitesh, nuk do të jem më pjesë e Laçit. Faleminderit presidentit, drejtuesve, stafit, bashkëlojtarëve dhe tifozëve për mbështetjen dhe momentet e kaluara së bashku”, shkruante Taleb në rrjetet sociale.

PANORAMASPORT.AL













