E mbylli me Tiranën, gardiani i portës firmos te klubi tjetër në Superiore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 3, 2025 | 23:06

E mbylli me Tiranën, gardiani i portës firmos te klubi tjetër në Superiore

Vora ka bërë goditjen e parë në merkaton e verës. Klubi i cili siguroi ngjitjen në Superiore ka prezantuar gardianin që do të mbrojë portën.harizajBëhet fjalë për portierin e Tiranës, Romeo Harizaj. Klubi vorak shkruan se palët kanë arritur marrëveshje duke mos zbuluar detaje më shumë. Gjithashtu njoftohet se prezantimi i Harizaj do të bëhet më 1 korrik në ambientet e klubit.

Postimi i plotë

✍️ Romeo Harizja përforcimi i parë.

Ju njoftojmë që kemi arritur marrëveshje me portierin Romeo Harizaj i cili bashkohet me klubin tonë.

Romeo sezonin e fundit ishte pjesë e superligës me skuadrën e Tiranës, në të kaluarën ka luajtur me skuadra si Apolonia dhe Dinamo.

Prezantimi i futbollistit do bëhet me 1 korrik në zyrat e klubit tonë.


View this post on Instagram

A post shared by FK VORA (@fk_vora)

PANORAMASPORT.AL