E KRYER/ Partizani merr një tjetër sulmues, vjen futbollisti që la Suedinë për Shqipërinë
Partizani nuk e ka nisur si duhet 2026-ën dhe ka nevojë për përforcime në merkaton e janarit. “Demat” kështu kanë kontaktuar me futbollistin Laorent Shabani i cili aktualisht është pa klub.
Pas bisedimeve mes palëve, 26-vjeçari është shumë pranë firmës me të kuqtë. Ky pritet të jetë një tjetër sulmues pasi i fundit ishte Seku Sidibe.
Gjatë karrierës së tij, Shabani ka qenë pjesë e disa klubeve të njohura në futbollin suedez. Ai është aktivizuar me Sirius, IFK Norrköping dhe Varbergs BoIS, duke regjistruar një numër të konsiderueshëm ndeshjesh dhe kontributesh në aspektin ofensiv. Po ashtu, ai ka qenë pjesë e ekipeve zinxhirë të Malmo FF, duke luajtur për skuadrat U19 dhe U21, ku ka spikatur me paraqitjet e tij.
Në karrierën e tij nuk mungon as një përvojë ndërkombëtare, ndonëse e shkurtër, me FC Andorra, si dhe aktivizime me ekipet rezervë të disa klubeve. Këto eksperienca i kanë dhënë Shabanit një profil më të plotë dhe një përshtatshmëri më të madhe në ambiente të ndryshme futbolli.
PANORAMASPORT.AL













